dia-miki.tk

Bashkepuntore:arberzhu-bi.the-up.com
 
ForumForum  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  Lista AnėtarėveLista Anėtarėve  Grupet e AnėtarėveGrupet e Anėtarėve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Arberia nen sundimin serb

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
diamant
Udheheqes i forumit
avatar

Numri i postimeve : 65
Join date : 06/03/2008
Age : 22

MesazhTitulli: Arberia nen sundimin serb   Fri Mar 07, 2008 9:01 pm

Arbėria nėn sundimin Serb



Masat qė morėn anzhuinėt dhe feudalėt arbėreshė nuk ia penguan Stefan Dushanit rrugėn e pushtimit tė Arbėrisė. Mė 1343 ai mori Krujėn. Pas dy vjetėsh mori Beratin dhe, mė 1347, me pushtimin e Vlorės dhe Kaninės, sundimi bizantin nė Shqipėri i vendosur 9 shekuj e gjysmė mė parė, mori fund njė herė e pėrgjithmonė.

Me pushtimet a tij Stefan Dushani pėrfshiu nė shtetin serb pjesėn mė tė madhe tė Ballkanit duke krijuar njė perandori feudale. Nė kėto vise mbeten jashtė kufijve tė shtetit serb vetėm pak qytete bregdetare.

Stefan Dushani nuk e njohu as formalisht ekzistencėn e Mbretėrisė sė Arbėrisė. Por nga ana tjetėr ai u pėrpoq t'i afronte feudalėt arbėreshė duke e shpėrndarė prona e bashtina tė mėdha tė feudalėve bizantinė, sidomos nė Thesali dhe nė Epir. Nė Shqipėri vendosi bashtinarė e pronarė serbė, dhe nė krye tė qyteteve tė Shqipėrisė vuri qeveritarė serbė. Per tė pėrforcuar pushtetin e feudalėve, pėrmblodhi nė njė kanun tė drejtėn qė mbronte marrėdhėniet feudale nė prodhim dhe qė njihet me emrin "Zakoniku i Stefan Dushanit".

Stefan Dushani bėri gjithashtu njė politikė nė dobi tė kishės sė cilės i dhuroi prona dhe privilegje. Me njė diplomė tė tij, i garantonte peshkopit, klerit dhe fisnikėve tė Krujės pronat e tyre, si brenda dhe jashtė qytetit, qė ata i gėzonin prej shumė kohėsh. Veē kėsaj, pėr ta bėrė kishėn tė pavarur nga Bizanti dhe Roma, Stefan Dushani themeloi patrikanėn autonome serbe me qėndėr nė Pejė.

Stefan Dushani pėrdori pėr qėllimet e veta malėsorėt shqipėtarė, tė cilėt gjatė gjysmės sė parė tė shek. XIV po dyndeshin nė masė drejt fushave. Ai u dha leje tė vendoseshin nė Thesali duke i vėnė nė konflikt me popullsinė dhe me feudalėt grekė. Ai krijoi edhe reparte ushtarake, ku merrnin pjesė me shumicė arbėreshė.

Qėndrat kryesore tė Perandorisė Serbe, tė Stefan Dushanķt u bėnė Prizreni dhe Shkupi. Feudalėt serbė i kishin pėrforcuar tani pozitat a tyre si nė Kosovė ashtu edhe nė Maqedoni. Por megjithėse procesi i kolonizimit serb nė kėto krahina, i pėrkrahur nga shteti serb mori pėrpjesėtime tė gjėra. Popullsia shqiptare vazhdoi tė qėndronte duke i bėrė ballė kėtij presioni. Dokumentet flasin tani mė shpesh jo vetėm per barij shqiptarė qė shtegtojnė nga malet nė zonat fushore por edhe pėr fshatarė bujkrobėr dhe bile pėr fshatra tė tėra shqiptare. Tė tilla katune dhe fshatra shqiptare ose bujkrobėr tė veēantė shqiptarė iu dhuruan nga mbretėrit serbė dhe nė mėnyre tė veēantė nga Stefan Dushani manastireve tė Prizrenit, Deēanit (pranė Pejės), Tetovės etj. Gjurmat e shqiptarėve i gjejmė deri nė Preshevė, Shkup e Shtip.

Perandoria serbe nuk qėndroi gjatė nė kėmbė. Feudalėt e nėnshtruar joserbė, midis tė cilėve edhe feudalėt shqiptarė, pėrfituan nga rasti i vdekjes sė Stefan Dushanit (1355) si dhe nga grindjet qė plasėn pas vdekjes sė tij nė Perandorinė Serbe, dhe u bėnė tė pavarur duke krijuar shtete mė vehte tė cilat lulėzuan gjatė gjysmės sė dytė tė shekullit XIV.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://dia-miki.piczo.com
 
Arberia nen sundimin serb
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
dia-miki.tk :: Diskutime Shoqerore :: Historia shqiptare-
Kėrce tek: