dia-miki.tk

Bashkepuntore:arberzhu-bi.the-up.com
 
ForumiForumi  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  Lista e AnėtarėveLista e Anėtarėve  Grupet e AnėtarėveGrupet e Anėtarėve  RegjistrohuRegjistrohu  IdentifikohuIdentifikohu  
Share | 
 

 Ardianet dhe mbreti i tyre Agroni

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
diamant
Udheheqes i forumit


Numri i postimeve: 65
Join date: 06/03/2008
Age: 18

MesazhTitulli: Ardianet dhe mbreti i tyre Agroni   Fri Mar 07, 2008 7:03 pm

Ardianėt (Agroni)



Ndėrsa shtetet e enkelejve, taulantėve dhe ai i Epirit, aty nga mesi i shek. III ishin dobėsuar dhe sė shpeji ranė si pasojė e luftave shkatėrrimtare dhe tė pėrgjakshme tė jashtme dhe tė brendėshme, njė shteti ri ilir, shteti i ardianėve. Doli nė arenėn politike me njė energji tė madhe. Vendbanimet e para tė ardianėve ishin krahinat qė shtriheshin nė veri tė lumit Narona (Narenta a sotme) deri nė tokat e dalmatėve. Nė mesin e shek. III mbret i ardianėve ishte Agroni (250-231 para e. sonė).

Gjatė sundimit tė tij shteti i ardianėve u bė i fuqishėm. Ai pėrgatiti forca tė mėdha detare e tokėsore, "mė tė mėdhatė qė kishin pasur deri atėhere mbretėrit e Ilirisė", siē thotė Polibi. Kėto forca i dhanė mundėsi Agronit tė bėnte njė politikė tė jashtme aktive. Nė fillim ai sulmoi dhe bashkoi me shtetin e vet disa nga kolonitė greke tė bregdetit dalmatin.

Prej tyre, Farin dhe Korkyrėn e Zezė ai i pushtoi me lehtėsi, kurse Isa i qėndroi pėr njė kohė tė gjatė sulmeve ilire. Pas kėsaj Agroni ndėrmori njė varg veprimesh detare nėpėr Adriatik e Jon. Anijet dhe njerėzit e tij arrinin deri thellė nė brigjet e Greqisė. "Lakonia ėshtė bėrė plaēkė e piratėve ilirė", thoshte mbreti i Spartės, Kleomeni. Krahas me sulmet detare Agroni sulmoi nėpėr tokė Ilirinė e jugut. Ai nėnshtroi dokleatėt (nė Mal tė Zi) dhe zuri qėndrėn e labeatėve, Shkodrėn. Mė vonė, nėn sundimin e ardianėve hynė qyteti Lis, parthinėt dhe fise tė tjera ilire, tė cilat mė parė bėnin pjesė nė mbretėrinė e taulantėve.

Mbretėria a ardianėve tani shtrihej nė njė teritor tė gjėrė qė pėrfshinte Dalmacinė e mesme dhe ishujt dalmatinė, Hercegovinėn e jugut dhe tokat e Shqipėrisė deri nė Vjosė. Pushtimet e njėpasnjėshme e shtuan shumė fuqinė e shtetit ardian dhe e rritėn autoritetin e tij politik nė sy tė fqinjėve. Ato i lejuan Agronit tė korrte njė fitore tjetėr - diplomatike - tė vendoste marrėdhėnie aleance me njė nga fuqitė mė tė mėdha tė Ballkanit nė atė kohė, me Maqedoninė.

Kjo aleancė i dha atij mundėsi ta zbatonte mė me lehtėsi politikėn e pushtimeve. Nė marrėveshje me mbretin e Maqedonisė, Dhimitrin e II Agroni sulmoi nga deti, mė 231, etolėt, tė cilėt kishin rrethuar qytetin Medion tė Akarnanisė dhe po kėrcėnonin pavarėsinė e tij. Etolėt e thyen keqas nga sulmi i fuqishėm i ushtrisė ilire dhe qyteti shpėtoi nga rrethimi. Kjo fitore i dha ilirėve plaēkė tė madhe e skllevėr tė shumtė.Pas vdekjes sė Agronit (231 para e. sonė) politikėn e tij e vazhdoi e shoqja Teuta, e cila sundoi si tutore e mbretit tė vogėl Pines.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://dia-miki.piczo.com
 

Ardianet dhe mbreti i tyre Agroni

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
dia-miki.tk :: Diskutime Shoqerore :: Historia shqiptare-