dia-miki.tk

Bashkepuntore:arberzhu-bi.the-up.com
 
ForumForum  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  Lista AnėtarėveLista Anėtarėve  Grupet e AnėtarėveGrupet e Anėtarėve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Beteja e Kosoves ne vitin 1389

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
diamant
Udheheqes i forumit
avatar

Numri i postimeve : 65
Join date : 06/03/2008
Age : 22

MesazhTitulli: Beteja e Kosoves ne vitin 1389   Fri Mar 07, 2008 9:05 pm

Beteja e Kosovės 1389



Pėrparimi i turqve dhe plaēkitjet e mėdha qė ata bėnė shkaktuan shqetėsim nė tė gjithė popujt e Ballkanit. Pėr t'i bėrė ballė rrezikut, mjaft sundimtarė feudalė serbė, bullgarė, shqiptarė, rumunė, lanė pėrkohėsisht mė njė anė grindjet e vjetra dhe formuan kundra turqėve njė kualicion nėn kryesinė e princit serb Lazar, nga bujarėt shqiptarė nė kualicion morėn pjesė Gjergji i II Balsha i cili me kėtė rast e prishi marrėveshjen qė kishte bėrė me turqit, Teodhor Muzaka, zoti i Beratit e sundimtari i Myzeqesė si dhe disa feudalė tė tjerė mė te vegjėl. Me 1389 ushtritė e kualicionit u dolėn pėrpara nė Kosovė ushtrive turke tė cilave u printe vetė sulltan Murati i I. Por nė betejėn e pėrgjakėshme qė u zhvillua nė fushėn e Kosovės afėr Prishtinės, me gjithė qėndresėn heroike, ushtritė kalorsiake tė kualicionit tė veshura rėndė me ēelik u thyen nga jeniēerėt turq. Pas ndeshjes, Sulltan Murati u vra nga njė luftėtar serb dhe princi Lazar u ekzekutua pėr hakmarrje nga turqit. Nė kėtė betejė u vranė edhe mjaft shqiptarė.

Pas fitores qė korrėn nė Kosovė, turqit filluan tė shtriheshin pa gjetur pengesė tė madhe nė vendet akoma tė papushtuara tė Ballkanit. Sulltani i ri. Bajaziti i I, i njohur me mbiemrin "Jilldėrim" (Rrufeja) ndėrmori njė varg fushatash tė shpejta dhe i shpuri ushtritė turke deri nė Bosnje dhe Vllahi.

Disfata qė pėsuan popujt ballkanikė nė Kosovė shėnoi gjithashtu fundin e pavarėsisė sė principatave shqiptare. Turqit grumbulluan nė Shkup ushtri tė shumta si dhe kolonistė tė prurė nga Anadolli dhe e caktuan kėtė qytet. pikėmbėshtetje pėr veprimet ushtarake kundėr Shqipėrisė. Qė kėtej reparte tė avancuara akinxhijsh kryenin herė pas here inkursionet e tyre paraprake plaēkitėse. Sulmet e tyre drejtoheshin para sė gjithash kundėr qyteteve tė mėdha e tė fortifikuara tė bregdetit: Shkodrės, Durrėsit, Vlorės.

Pėrballė rrezikut turk, vendi ishte i ndarė midis principatave tė dobėsuara edhe mė tepėr nga antagonizmat feudale. Nė Principatėn e Durrėsit, feudalėt vasalė pėrfituan nga dobėsia e sundimtarit tė ri, Gjergj Topisė (1388-1392), qė ishte nė moshė tė re, i sėmurė dhe i paaftė, dhe njėri pas tjetrit u shkėputėn prej tij. Nga dobėsia e Gjergj Thopisė u pėrpoq tė pėrfitonte edhe Gjergj i II Balsha. Mė 1391 ky u pėrgatit tė sulmonte dhe tė pushtonte Durrėsin, por u detyrua tė hiqte dorė nga ky sulm sepse edhe brenda nė Principatėn e Shkodrės, feudalėt vasalė, midis tė cilėve edhe vėllai i tij, Konstandin Balsha, u shkėputėn dhe bile e kėrcėnuan atė me kryengritje. Nė jug, nė despotatin e Artės, vazhdonin grindjet midis Gjin Bua Shpatės dhe Thoma Preljuboviēit. Me njė gjendje tė tillė nė Shqipėri nuk kishte shpresė qė t'u bėhej turqve nė rezistencė serioze.

Veē kėsaj, nė kohėn kur nga lindja rritej rreziku i turqve, nga perėndimi doli njė rrezik tjetėr: ai i pushtimit tė bregdetit nga Venediku. Republika tregėtare e Shėn-Markut, shpejtoi tė nxirte pėrfitime nga paniku qė u pėrhap nė Ballkan prej disfatės sė Kosovės dhe u pėrpoq tė vinte dorė mbi qytetet bregdetare tė Shqipėrisė pėrpara se kėto tė kalonin nė duart e turqve. Duke pėrdorur forcėn e parasė dhe duke shfrytėzuar pakėnaqėsinė e feudalėve vasalė, ajo e minoi pushtetin e princėve shqiptarė mė tepėr se sa turqit me forcėn e armėve. Gjergj Thopia, i kėrcėnuar nga sulmet e turqve, nga synimet e Balshės sė Shkodrės dhe nga revolta e bujarėve arbėreshė tė principatės tė nxitur nga Venediku, nuk i rezistoi dot presionit gjithnjė e mė tė madh tė republikės, sė Shėn-Markut dhe e detyrua tė linte Durrėsin nėn kontrollin e saj. Veē kėsaj, mė 1392, u nėnshkrua nė Durrės midis tyre njė marrėveshje sipas sė cilės Republika e Shėn-Markut i siguronte Gjergj Topisė pėrkrahjen dhe njė shpėrblim vjetor me kusht qė pas vdekjes sė Gjergjit, Durrėsi tė kalonte nėn zotėrimin e Venedikut. Disa muaj pas marrėveshjes, Gjergj Topia vdiq dhe kėshtu Durrėsi u aneksua dhe u bė pjesė e zotėrimeve tė republikės. Me vdekjen e Gjergjit, i cili nuk la trashėgimtar, dhe me kalimin e qytetit nė duart e Venedikut, Principata e Durrėsit u ēthur fare. Bujarėt e nėnshtruar si Muzakėt e Skurajt dolėn mė vehte. Zotėrimet e vjetra tė Topiajve, krahinat midis Durrėsit, Tiranės dhe Krujės u ndanė midis nipėrve dhe mbesave tė Karl Topisė.

Republika e Venedikut bėri gjithashtu presion edhe mbi Gjergjin e II Balsha, pėr t'i shkėputur kėtij qytetet e rėndėsishme tė principatės. Gjergji nė fillim i bėri ballė presionit tė republikės. Mė 1392 ai u shpreh i gatshėm tė merrte pjese nė pregatitjet pėr luftė kundėr Turqisė qė po bėnte Hungaria e ndihmuar nga Raguza, aleatėt e vjetėr tė Balshėve. Por mė 1393 turqit, tė cilėt siē duket kishin rėnė nė dijeni tė kėtyre pregatitjeve, kryen njė inkursion nė teritoret e principatės, pushtuan Shkodrėn e Ulqinin dhe zunė rob gjithashtu Gjergj Balshėn. Me ndėrhyrjen e Raguzės, Gjergji u lirua mė 1394 dhe njė vit mė vonė, mė 1395, turqit u tėrhoqėn nga Shkodra e Ulqini, tė cilat kaluan pėrsėri nė duart e sundimtarit Balshė. Por tashmė pozitat e kėtij ishin mjaft tė lėkundura. Mė 1396 Gjergji i II hyri nė luftė me feudalėt Dukagjinė tė Lezhės, tė cilėt pėrkraheshin nga Venediku. Atė vit presioni i Venedikut u shtua edhe mė tepėr dhe Gjergji i II Balsha u detyrua t'i nėnshtrohej kėtij presioni duke lidhur me republikėn njė marrėveshje, sipas sė cilės ajo do tė merrte Shkodrėn, Drishtin, Danjėn dhe Shasin; Gjergji i II, pėrveē shpėrblimit qė do tė merrte nga Venediku, mbajti edhe doganėn e Shirgjit nė lumin Bunė. Me kėtė mėnyrė u dobėsua shumė edhe principata e Shkodrės.

Bashkė me principatat shqiptare tė pavarura morėn fund edhe autonomitė e komuneve qytetare. Republika e Shėn-Markut nuk i respektoi traditat e vetadministrimit tė qyteteve, por vendosi nė krye tė tyre qeveritarė venedikas. Nga kėta mė tė rėndėsishmit ishin bajli i Durrėsit dhe konti i Shkodrės. Bashkė me qeveritarėt erdhėn edhe patricė venedikas tė cilėt zunė postet mė tė rėndėsishėm tė administratės dhe monopolizuan dalėngadalė tregėtinė e qyteteve. Shumė pronarė dhe bashtinarė shqiptarė u xhveshėn nga feudet tė cilat republika ua dha pronarėve venedikas. Tė tjerėt u detyruan tė kryenin shėrbimin ushtarak nėn urdhėrat e republikės. Pasi i shtinė nė dorė qytetet, qeveritarėt venedikas u pėrpoqėn t'i zgjeronin kufijtė e tyre. Kėshtu brenda pak kohe e gjithė krahina e Shkodrės sė bashku me zonėn bregdetare u pėrfshi nėn zotėrimin e tyre. Pėr tė pėrballuar shpėrblimet qė republika u jepte feudalėve arbėreshė dhe rrogat e mėdha qė u paguante qeveritarėve tė saj, popullsia u ngarkua me taksa tė rėnda. Nė kurriz tė qytetarėve dhe fshatarėve u rritėn edhe detyrimet angari nė dobi tė republikės, sidomos puna e detyruar pėr meremetimin dhe forcimin e kėshtjellave. Tė gjitha kėto shkaktuan pakėnaqėsinė e popullsisė. Mė 1399, tre vjet pas vendosjes sė sundimit venedikas, konti i Shkodrės e lajmėronte Senatin: "i gjithė vendi ka ngritur krye kundėr sundimit tonė. Kryengritja shpėrtheu nė qytete dhe nė fshatra. Pėrveē Shkodrės dhe Drishtit, qytetet e tjera ranė nė duart e qytetarėve, tė cilėt i dėbuan funksionarėt venedikas. Shumė fshatarė braktisėn tokat e tyre se nuk donin tė shlyenin detyrimet dhe angaritė e rritura. Nė kėtė kryengritje morėn pjesė edhe pronarėt e pakėnaqur. Por me gjithė pėrhapjen e saj, kryengritja a vitit 1399 u shtyp.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://dia-miki.piczo.com
 
Beteja e Kosoves ne vitin 1389
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
dia-miki.tk :: Diskutime Shoqerore :: Historia shqiptare-
Kėrce tek: