dia-miki.tk

Bashkepuntore:arberzhu-bi.the-up.com
 
ForumForum  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  Lista AnėtarėveLista Anėtarėve  Grupet e AnėtarėveGrupet e Anėtarėve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Despotati i Epirit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
diamant
Udheheqes i forumit
avatar

Numri i postimeve : 65
Join date : 06/03/2008
Age : 22

MesazhTitulli: Despotati i Epirit   Fri Mar 07, 2008 9:06 pm

Despotati i Epirit



Tokat qė shtrihen prej lumit Vjosė nė veri deri nė gjirin a Prevezės nė jug dhe prej maleve tė Pindit, nė lindje deri nė detin Jon nė perėndim, e ruanin akoma nė kohėn e mesme emrin e tyre tė lashtė Epir, dhe vazhdonin tė bėnin pjesė nė themėn e Nikopojės. Popullsia e kėsaj theme ishte e pėrzierė. Nė krahinat veriore mbizotėronte popullsia shqiptare kurse nė viset jugore ajo greke.

Nė shek.XIII kėtu kishte edhe popullsi sllave dhe vllahe. Marrėdhėniet feudale ishin zhvilluar veēanėrisht nė viset jugore dhe nė fushat a pasura tė bregdetit. Pjesėn mė tė madhe tė fshatarėve nė kėto krahina e pėrbėnin parikėt. Nė viset malore tė veriut dhe tė lindjes kishte akoma fshatarė tė lirė. Klasa sunduese e Epirit pėrbėhej prej feudalėve, pronarė tė mėdhej tokash, tė cilėt ishin kryesisht me origjinė greke, pjestarė tė familjeve tė

aristokracisė sė madhe feudale tė Bizantit. Njė nga kėto ishte familja e fuqishme e Engjėl-Komnenėve (Angelos-Komnenos),qė kishte grumbulluar nė duart e veta toka tė mėdha nė Epir.

Me shembjen e Perandorisė Bizantine mė 1204, feudalėt e Epirit morėn masa tė shpejta pėr tė siguruar pushtetin e tyre. Feudali mė i madh i vendit, despoti (princi) Mihal Engjėll Komneni, qė ishte nip i perandorit tė fundit bizantin, zhduku strategun e themės nė Nikopojės dhe e shpalli vehten sundimtar duke marrė nė dorė pushtetin shtetėror nė Epir. Ky, me emrin Mihal i I, sundoi kėtu prej 1204 deri mė 1216. Qėndėr e kėtij shteti tė ri u bė Arta nė gjirin e Prevezės. Qytet tjettr me rėndėsi i despotatit (principatės) ishte Janina.

Brenda despotatit, Mihal Engjėlli u mbėshtet te feudalėt e vegjėl tė Epirit, jo vetėm grekė, por edhe arbėreshė, vllahė e sllavė. Kėtyre feudalėve, Mihali u shpėrndau toka nė formėn e pronieve duke i detyruar tė kryenin si vasalė tė tij shėrbimin ushtarak me njerėzit e tyre.

Mė 1205 Mihali i I e zgjeroi teritorin e vet nė Greqinė e mesme duke luftuar kundėr baronėve frėngj qė ishin vendosur kėtu. Por pushtimi i Durrėsit, Vlorės, Korfuzit dhe synimet qė kishte Venediku edhe mbi tokat a Epirit krijuan njė rrezik nė kufirin verior tė despotatit. Prandaj Mihali pėrkrahu Dhimitrin, sundimtarin a Arbėrisė. kundėr Venedikut, dhe krijoi lidhje me Papatin dhe Raguzėn. Me 1210 Mihali a bashkua pėrsėri me Venedikun, mbasi papa pėrkrahte armikun a tij perandorin latin tė lindjes, kundėr tė cilit ai hyri nė luftė. Por kjo gjendje nuk vazhdoi shumė. Duke pėrfituar nga pakėnaqėsia e bujarėve vendės, Mihali mundi t'i shkėpuste Venedikut mė 1213 qytetin e Durrėsit dhe Korfuzin dhe mė nė fund edhe serbėve Shkodrėn (1215). Nėn mvartėsinė e Epirit hyri dhe principata e Arbėrisė qė gjindej nėn sundimin e Grigor Kamonės. Despotati i Epirit pėrfshiu kėshtu brenda kufijve tė vet pjesėn mė tė madhe tė Shqipėrisė sė sotme.

Mė 1216 Mihali i I u vra nė Berat dhe vendin e tij e zuri i vėllai, Theodhor Engjėll Komneni (1216-1230). Ky zhvilloi njė varg luftash pėr tė futur nėn sundimin e vet teritoret a Bizantit dhe pėr tė rimėkėmbur kėshtu Perandorinė Bizantine.

Mė 1217 Theodhori korri njė fitore tė rėndėsishme qė tronditi shtetet perėndimore. Perandori latin i Bizantit, Pjetėr dė Kurtėné, i shoqėruar nga 160 feudalė dhe 5000 kalorės, duke udhėtuar pėr nė Kostandinopojė, i shtyrė nga Venediku, u perpoq ta merrte me rrethim Durrėsin. Si nuk e mori dot ai vazhdoi udhėtimin, por nė luginėn e Shkumbinit, Theodhori e shpartalloi ushtrinė frėnge. Perandori latin ra rob dhe shumė feudalė mbetėn tė vrarė. Mė vonė despoti Theodhor luftoi kundėr bullgarėve, u mori atyre Ohrin, Perlepin, Shkupin, Prizrenin, Pelagoninė (Manastirin) dhe u shtri nė Maqedoni. Mė 1223 ai pushtoi Selanikun, dėboi sė andejmi mbretin frėng dhe aty u kurorėzua prej kryepeshkopit tė Ohrit, perandor i Bizantit. Theodhori e vazhdoi fushatėn drejt lindjes dhe shtiu nė dorė me lehtėsi mjaft qytete. Mė 1225 mori Adrianopeiėn dhe pas pak arriti nė afėrsitė e Kostandinopojės.

Por nė synimet a tij Theodhori ndeshi nė kundėrshtim jo vetėm tė Perandorisė Latine tė Bizantit por edhe tė Mbretėrisė Bullgare. Ne betejėn qė u zhvillua mė 1230 pranė fshatit Klokotnica ushtria e Theodhorit u shpartallua krejtėsishit. Ai bashkė me arhondėt e vet ra rob nė duart e mbretit bullgar, Ivan Asenit tė II, i cili e verboi dhe e mbajti tė burgosur pėr disa vjet. Tokat e Maqedonisė e tė Shqipėrisė hynė nėn sundinun e bullgarėve. Viset e tjera tė pushtuara nga Theodhori u copėtuan dhe mbetėn pėrkohėsisht nėn sundimin e djemve dhe nipėrve tė tij. Njėri nga kėta, Mihali i II (1230-1266), qendroi si sundimtar nė tokat e mėparėshme tė Despotatit tė Epirit. Pėr mė tepėr se dhjetė vjet Mihali i II, duke qenė shumė i dobėt, nuk ushtroi ndonjė veprimtari tė rėndėsishme.

Dobėsimi i Perandorisė Latine tė Lindjes dhe grindjet qė shpėrthyen pas vdekjes sė Ivan Asenit II nė Bullgari, i dhanė rast si perandorit tė Nikesė, Joan Vatacit. ashtu dhe despotit tė Epirit, Mihalit tė II Enjėll Komnenit, tė zgjeronin sundimin e tyre dhe tė luftonin pėr tė rimėkėmbur, secili nėn kurorėn e vet, Perandorinė Bizantine. Duke lėnė mėnjanė Kostandinopojėn, Joan Vataci kaloi nė Ballkan, pushtoi mė 1216 Selanikun dhe njė varg qytetesh tė tjera nė Maqedoni dhe u gjend kėshtu ballė pėr ballė me rivalin e vet Mihalin e II. Midis tyre filluan luftime tė ashpėra tė cilat, me disa ndėrprerje, vazhduan pėr gati 20 vjet.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://dia-miki.piczo.com
 
Despotati i Epirit
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
dia-miki.tk :: Diskutime Shoqerore :: Historia shqiptare-
Kėrce tek: