dia-miki.tk

Bashkepuntore:arberzhu-bi.the-up.com
 
ForumForum  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  Lista AnėtarėveLista Anėtarėve  Grupet e AnėtarėveGrupet e Anėtarėve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Jeta ne qytete

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
diamant
Udheheqes i forumit
avatar

Numri i postimeve : 65
Join date : 06/03/2008
Age : 22

MesazhTitulli: Jeta ne qytete   Fri Mar 07, 2008 9:25 pm

Jeta nė Qytete



Nė shek.XIII pjesėn mė tė madhe tė popullisė e pėrbėnin zejtarėt e tregėtarėt sė bashku me kallfėt, ēirakėt ose shegertėt. Njė pjesė e popullsisė sė tyre akoma nuk ishte shkėputur nga prodhimi bujqėson. Nė qytet ishin grumbulluar edhe feudalėt shqiptarė duke pėrfshirė edhe spahijtė e fshatrave, tė cilėt tani preferonin tė jetonin mė tepėr nė qytete se sa pranė timarėve tė veta.

Duke u pasuruar ekonomikisht, qytetet u bėnė edhe ato njė forcė e rėndėsishme politike. Masat qytetare ishin tė interesuara t'u vinin fre jo vetem kėrkesave shtetėrore pėr taksa mė tė mėdha, por edhe sjelljeve arbitrare tė sundimtarėve feudale. Esnafėt nė sajė tė numrit tė konsiderueshėm tė zejtarėve, tė organizimit tradicional dhe tė forcave tė tyre tė armatosura (beqaret e esnafeve dhe repartet ndihmėse), luanin nė qytetet shqiptare tė shek. XVIII njė rol tė madh politik. Me kushtet e reja ekonomike, shoqėrore e politike qė u krijuan nė fund tė shek. XVII dhe nė pjesėn e parė tė shek. XVIII. Nė radhėt e esnafėve u krijuan grupe ose tarafe me interesa ekonomike e politike tė ndryshme. Nė njė pjesė tė qyteteve tė vendit, sidomos nė Shkodėr. Elbasan, Tiranė, njė grup esnafėsh qė lidheshin ekonomikisht midis tyre, formuan, nėn udhėheqjen e esnafit tė Tabakėve njė taraf mė vehte, Tarafi i Tabakėve. Esnafė tė tjerė tė lidhur gjithashtu ekonomisht midis tyre, formuan njė taraf mė vehte nėn udhėheqjen e esnafit tė Terzive, Tarafi i Terzive. Kontradiktat midis kėtyre tarafėve, veēanėrisht gjatė luftave politike qė u zhvilluan nė qytete, kaluan, sidomos nė Shkodėr, edhe nė konflikte tė armatosura.

Rritja e prodhimit zejtar dhe zhvillimi i tregėtisė sė brėndėshme e tė jashtme sollėn pasurimin e zejtarėve dhe tregtarėve tė mėdhenj. Kėta shpesh herė filluan t'ua kalonin mė pasuritė e tyre edhe feudaleve. Me fitimet e korrura, qytetarėt e pasur si dhe aristokracia feudale ndėrtuan shtėpi tė mėdha, tė zbukuruara me stolisje tė gdhendura nė dru ose tė skalitura nė gur. Shtėpitė e tyre tani ndėrtoheshin sipas stilit turk-oriental. Ato qenė zakonisht dykatėshe dhe pėrbėheshin nė tė vertetė nga dy shtėpi tė veēuara; njėra nga kėto ishte selamllėku, shtėpi e pritjes ku banonin qehallarėt e shėrbėtorėt; tjetra haremllėku, ku banonte i zoti i shtėpise bashkė me familjen e vet.

Por, shtėpitė e shtresės se mesme tė qytetarėve u qėndruan nė pėrgjithėsi besnike traditave tė vjetra. Shtėpitė e stilit vendės ishin zakonisht dykatėshe, ose vetėm kati i poshtėm prej guri, kurse i sipėrmi prej dėrrase. Ēatia mbulohej sipas rastit me tjegulla ose rrasa guri. Kati i poshtėm shėrbente rregullisht pėr qilarė, ahure, depo mallrash ose punishte shtėpiake. Kati i sipėrm ishte pėr banim dhe pėrbėhej nga dhomat e banesės dhe nga ēardhaku i hapur, me shtylla tė drujta pėrpara, qė mbanin pullazin. Shtėpi tė tilla gjinden sidomos nė Elbasan e Shkodėr. Pėr nevoja tė mbrojtjes nė disa shtėpi filluan tė ndėrtoheshin, ngjitur me ēardhakun, kulla tė larta prej guri, me dritare shumė tė vogla, siē duken akoma sot nė Gjirokastėr.

Nė Berat e nė Korēė, shtėpitė u ndėrtuan sipas njė tipi tjetėr, tė cilat, me qenė se janė pėrhapur edhe nė Maqedoni, janė quajtur shtėpi tė tipit maqedon. Edhe kėto janė dykatėshe. Dhomat e katit tė sipėrme nga ana e pėrparme dalin jashtė murit tė katit pėrdhes, duke formuar njė lloj ballkoni tė mbyllur. Muret e katit pėrdhes janė tė thjeshta, me dritare shumė tė vogla. Megjithėse kėto tipe shtėpish u qėndruan besnike traditave tė mėparėshme, nė ato ndikoi deri diku tipi i ndėrtesave turke orientale. Shtėpitė u rrethuan me mure tė larta aq sa tė bėhej i padukshėn edhe pullazi, dritaret gjithashtu u bėnė tė vogla, tė siguruara me hekura ose tė mbuluara me kafaze.

Masa e qytetarėve tė varfėr banonte nė shtėpi tė thjeshta. Tė ndėrtuara me qerpiēe, ato ishin tė ulta, me truall balte dhe pa tavan.

Me pasuritė e grabitura nga masat qytetare e fshatare, pashallarėt dhe qytetarėt e pasur ndėrtuan nėpėr qytete faltore islame tė bukura e tė kushtueshme. Nė qytetet kryesore tė binte nė sy numri i madh i xhamive me minaretė e tyre tė larta. Disa nga kėto ruajnė edhe sot vlerėn e tyre artistike e ankitektonike. Njė nga kėto ėshtė xhamija e Plumbit nė Shkodėr, e ndėrtuar nė gjysmėn e dytė tė shek. XVIII prej Mehmet Pashė Plakut. Nė vėnd tė sofasė sė hapur qė karakterizon tė gjitha xhamit e Shqipėrisė, kjo ka pėrpara njė oborr tė rrethuar nga njė portik, tė mbuluar me qemere, ku shihet ndikimi i arkitekturės sė stilit arab. Njė faltore tjetėr e bukur ėshtė xhamia e Haxhi Etehem Beut nė Tiranė, ndėrtimi i sė cilės filloi mė 1791 dhe pėrfundoi me 1821. Ajo shquhet pėr elegancėn e minaresė, pėr kapitalet karakteristike tė 15 shtyllave monolite tė sofasė, me ornamente tė ndryshme dhe sidomos pėr pikturimin e jashtėm dhe tė brėndshėm tė mureve tė saj. Nga teqetė, njė vlerė tė veēantė ka Teqeja e Helvetive nė Berat, ndėrtuar mė 1782 nga Ahmet Kurt Pasha, kjo shquhet si pėr arkitekturėn ashtu edhe pėr dekorimet e brėndėshme.

Nė tė njėjtėn kohė besnikėt e krishterė shpenzonin shuma tė mėdha tė hollash pėr tė ndėrtuar kisha e katedrale dhe pėr t'i stolisur nė mėnyrė sa mė madhėshtore dhe sa mė tė pasur artistikisht si nga ana e brėndėshme ashtu dhe nga ana e jashtme. Vetėm nė Voskopojė u ndėrtuan gjatė gjysmės sė parė tė shek. XVIII mė se 20 kisha. Kėto kisha janė ndėrtuar sipas stilit bazilikal qė filloi tė pėrhapej qysh nė gjysmėn e dytė tė shek. XVII. Disa prej tyre kanė ruajtur mė tė theksuara tipare tė bazilikės paleokristiane, siē janė muret e ngritura mbi kalanė qė e ndajnė kishėn nė tri anije. E tillė ėshtė, p.sh. kisha e Shėn-Iliut nė Voskopojė. Disa nga kishat e Voskopojės e kanė fasadėn e jashtme tė pasur dhe hajatet tė mbushura me piktura. Kisha tė kėtilla u ndėrtuan edhe nė Berat, Korēė, Elbasan. Fier, etj, si edhe nė shumė fshatra tė Shqipėrisė sė jugu.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://dia-miki.piczo.com
 
Jeta ne qytete
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
dia-miki.tk :: Diskutime Shoqerore :: Historia shqiptare-
Kėrce tek: