dia-miki.tk

Bashkepuntore:arberzhu-bi.the-up.com
 
ForumForum  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  Lista AnėtarėveLista Anėtarėve  Grupet e AnėtarėveGrupet e Anėtarėve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Kryengritja e madhe e Ilireve ne vitet 6-9

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
diamant
Udheheqes i forumit
avatar

Numri i postimeve : 65
Join date : 06/03/2008
Age : 22

MesazhTitulli: Kryengritja e madhe e Ilireve ne vitet 6-9   Fri Mar 07, 2008 9:30 pm

Kryengritja e madhe Ilire e viteve 6-9




Kryengritja mė e madhe e armatosur e ilirėve ka qenė ajo e viteve 6-9-tė erės sonė. Si shkak pėr kėtė kryengritje shėrbeu rekrutimi me forcė i popullsisė ilire nė radhėt e njėsive ndihmėse tė ushtrisė romake tė caktuara pėr luftė kun-dėr markomanėve nė ēeki. Vatra ku u ndez flaka e krye-ngritjes qe fisi i desidiatėve nė Bosnjėn qėndrore, por shumė shpejt ajo u pėrhap edhe nė fiset e tjera ilire prej Danubit deri nė Shqipėrinė veriore, ku u ngrit fisi i pirustėve.

Me kryengritėsit u bashkuan masa tė gjera tė popullit. Edhe repartet ndihmėse ilire tė mbledhura pėr luftėn kundėr markomanėve, u hodhėn nga ana e tyre. U formua njė ushtri e madhe, e cila sipas burimeve numėronte nė radhėt e saj 200 mijė kėmbėsorė dhe 9000 kalorės.

Me sa duket kundėr pushtuesve u ngritėn gjithė burrat e aftė pėr armė. Udhėheqės kryesorė tė kryengritjes ishin dy Batot, njėri nga fisi i desidiatėve e tjetri nga fisi i breukėve si dhe njė i tretė me emrin Pines. Kryengritėsit sulmuan nė shumė drejtime. Njė pjesė e tyre zunė krahinat dhe qytetet bregdetare, tė tjerė hynė nė Maqedoni, kurse njė fuqi e tretė e madhe mori drejtimin ve-riperėndimor pėr nė Itali.

Lufta ēlirimtare e ilirėve u bė e rrezikėshme. Vrulli i saj e tronditi shumė pushtetin qėndror. Augusti shpalli nė senat, se nė qoftė se nuk do tė merreshin masa tė jashtėzakonėshme, ushtritė kryengritėse ilire pėr 10 ditė do tė hynin nė Romė. Ai i kėrkoi tė pasurve tė sakrifikonin njė pjesė tė pa-surisė sė tyre pėr nevojat e luftės. Veprimet kundėr markomanė-ve u ndaluan dhe me to u pėrfundua shpejt e shpejt njė paqe. Tiberi, qė ishte dėrguar kundėr markomaneve, u kthye me forcat e veta nė Iliri. Nė ndihmė tė tij u thirrėn legjione nga lindja. Au-gusti thirri nėn armė veteranėt dhe futi nė radhėt e ushtrisė edhe skllevėr, tė cilėve i fali qė mė parė lirinė. Mė gjithė kėto masa tė jashtėzakonshme kryengritėsit vazhduan me sukses luftėn e tyre dhe i thyen mė se njė herė forcat armike.

Por mė vonė, me anė premtimesh. Tiberi mundi tė pėrēante kryengritjen duke bėrė pėr vehte Baton e breukėve. I gėnjyer se do ta merrte pushtetin nga dora e vetė romakėve ai tradhėtoi shokėt e vet. Megjithėse u kap shumė shpejt nga Batua tjetėr dhe u dėnua me vdekje, prapė se prapė kjo e dobėsoi shumė lėvizjen. Pas kėsaj Batua i desidiatėve u detyrua tė tėrhiqej me forcat e veta nė Dalmaci dhe kėtu, sė bashku me popullsinė kryengritėse, u qėndroi me trimėri sulmeve dhe rrethimeve tė gjata armike nė qytetet e fortifikuara. Nė kėtė luftė pėr jetė o pėr vdekje u dalluan edhe gratė ilire, tė cilat luftuan krah pėr krahė me burrat e tyre dhe treguan shėmbuj heroizmi duke u hedhur nga kalatė ose duke u djegur brenda nė qytetet bashkė me fėmijtė e vet pėr tė mos rėnė nė duart e armikut. Qėndresa ilire u thye keq kur romakėt arritėn tė merrnin qėndrėn e fortifikuar Andetrium (afėr Splitit) dhe tė zėnė kėtu udhėheqėsin e kryengritjes, Baton.

Pas kėsaj, fise tė veēanta ilire u vazhduan edhe pak kohė luftėn e tyre, por me forca tė vogla. Tė fundit qė i lėshuan armėt nė kėtė lėvizje tė madhe qenė pirustėt. Forca e egėr e perandorisė romake vetėm pas tre vjet pėrpjekjesh tė mėdha mundi ta shtypte luftėn vetmohuese tė ilirėve liridashės.

Kryengritja ilire e viteve 6-9, sipas historianit romak tė shek. I-II, Suetonit. ka qenė mė e tmerėshmja nga tė gjitha luftat e jashtme qė bėri Roma pas luftės me Kartagjenėn.

Roli i madh pozitiv i saj ishte se ajo ndali pėrparimin e romakėve nė Evropėn qėndrore, nė drejtim tė sė cilės ata mė vonė nuk u shtynė mė kurrė.

Kėshtu vetėm pas njė lufte tė gjatė, e cila me ndėrprerje zgjati mė se njė shekull e gjysėm, romakėt mundėn mė nė fund ta thyenin qėndresėn ilire.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://dia-miki.piczo.com
 
Kryengritja e madhe e Ilireve ne vitet 6-9
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
dia-miki.tk :: Diskutime Shoqerore :: Historia shqiptare-
Kėrce tek: