dia-miki.tk

Bashkepuntore:arberzhu-bi.the-up.com
 
ForumForum  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  Lista AnėtarėveLista Anėtarėve  Grupet e AnėtarėveGrupet e Anėtarėve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Kuvendi i Lezhes(1944)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
diamant
Udheheqes i forumit
avatar

Numri i postimeve : 65
Join date : 06/03/2008
Age : 22

MesazhTitulli: Kuvendi i Lezhes(1944)   Fri Mar 07, 2008 9:32 pm

Kuvendi i Lezhes (1944)



Qėllimi i Skėnderbeut ishte ēlirimi i krejt vendit dhe lufta kundėr shkelėsve turq me forcat e pėrbashkėta tė tė gjithė shqiptarėve, me ushtri tė rregullt dhe tė organizuar.

Pėr t'ia arritur kėtij qėllimi, Skėnderbeu sapo mori Krujėn. filloi bisedimet paraprake me bujarėt shqiptarė. Kėto bisedime, vazhduan edhe nė fillim tė vitit 1444. Fitoret qė po korrte Huniadi, lajmet qė qarkullonin nė ato muaj se nė vendet e ndryshme tė Evropės qėndrore e perėndimore po bėheshin pėrpjekje pėr tė organizuar njė fushatė tė re ushtarake kundėr turqve, suksesi i shpejtė qė korri Skėnderbeu nė ēlirimin e zotėrimeve tė Kastriotėve si dhe gadishmėria e mbarė popullit pėr tė luftuar kundėr turqve, i bindi bujarėt shqiptarė se kishte ardhur koha qė tė ēliroheshin edhe ata nga zgjedha e sulltanit dhe tė rifitonin zotėrimet e tyre tė mėparėshme.

Ne kėto rrethana, ftesa e Skėnderbeut pėr tė mbajtur njė kuvend tė pėrgjithshėm gjeti pėlqimin e pothuajse tė gjithė bujarėve shqiptarė. Kuvendi u vendos tė mblidhej nė fillim tė marsit. Mbledhja u caktua tė bėhej nė qytetin e Lezhės qė ishte nėn zotėrimin e Venedikut, pėr tė mos ngjallur dyshimin e republikės dhe pėr tė evituar pakėnaqėsinė e bujarėve, qė mund tė shkaktohej nė qoftė se mbledhja bėhej nė njė nga domenet feudale. Republika e Venedikut dhe ajo e Raguzės u ftuan tė dėrgonin pėrfaqėsuesit e tyre nė kuvend.

Kuvendi u ēel mė 2 mars 1444 pranė katedrales sė Shėn Kollit tė Lezhės. Midis bujareve qė moren pjesė nė kuvend qenė udhėheqėsit e kryengritjeve tė mėparėshme: Gjergj Arianiti, Andre Topia, Nikollė Dukagjini dhe Teodor Korona Muzaka.

Personalitete tė tjera tė rėndėsishme qenė gjithashtu Pal Dukagjini, Lekė Zaharia, Lekė Dushmani,Gjergj Stres Balsha, Pjetėr Spani, sundimtari i Malit tė Zi Stefan Cernojeviēi dhe mjaft feudalė tė tjerė. Nė kuvend morėn pjesė edhe pėrfaqėsues tė fiseve malėsore.

Ēėshtja kryesore qė u bisedua nė kuvend qe ajo e bashkimit tė vendit nė luftėn kundėr turqve. Skėnderbeu, pasi u foli pjesėmarrėsve tė kuvendit mbi tė kaluarėn e tij dhe arėsyet qė e kishin detyruar tė shėrbente si sanxhakbej i sulltanit, u theksoi atyre nevojėn e bashkimit tė forcave tė vendit per tė marrė pjesė nė luftėn kundėr turqve tani qė fitorja e hungarezėve kishte hapur prespektiva pėr ēlirimin e popujve tė Ballkanit. Nė pėrfundim tė bisedimeve, bujarėt shqiptarė, megjithėse nė shumė ēėshtje kishin divergjenca tė theksuara, u shprehėn nė mėnyrė tė njėzėshme pėr bashkimin e tyre nė luftė kundėr turqve, bashkim ky nė shkallė kombėtare qė ndodhte, nga sa dihet, per tė parėn herė nė historinė e Shqipėrisė feudale. Me pėlqimin e pjesėmarrėsve kuvendi vendosi formimin e njė besėlidhjeje e cila njihet me emėrin "Lidhja shqiptare", ose "Lidhja e Lezhės" Lidhja shpalli Skėnderbeun kryetar tė saj.

Njė vendim tjetėr me rėndėsi qė mori kuvendi i Lezhės qe formimi i njė ushtrie shqiptare me repartet qė do tė rekrutonin si Skėnderbeu ashtu dhe bujarėt e tjerė nė zotėrimet e tyre. Komandant i saj u caktua gjithashtu Skėnderbeu, me titullin "kapiten i pėrgjithshėm" (Capitaneus generalis) ndėrsa komandantėt e reparteve tė veēanta do tė caktoheshin nga vetė bujarėt. Pėrveē ushtrisė, kuvendi vendosi tė krijonte edhe njė arkė tė pėrbashkėt pėr tė pėrballuar shpenzimet e luftės. Fondi do tė krijohej me kontributet qė do tė jepnin bujarėt shqiptarė si dhe me njė pjesė tė tė ardhurave tė kriporeve tė Shėn-Köllit qė ndodheshin nė veri tė Durrėsit.

Kontributi qė premtuan tė jepnin bujaret arriti nė shumėn e rėndėsishme prej 200 mijė dukatėsh ari.

"Lidhja Shqiptare" kishte karakterin e njė aleance politike e ushtarake tė krijuar pėr nevojat e luftės kundėr pushtuesve turq, por secili bujar pjesėmarės e ruante autonominė e vet, Skėnderbeu, si kryetar, ishte nė kėtė kohė vetėm njė "i parė midis tė barabartėve" dhe nuk gėzonte asnjė tė drejtė tė ndėrhynte nė zotėrimet e bujarėve tė tjerė. Megjithatė, caktimi i njė udhėheqėsi tė vetėm politik e ushtarak kishte njė rėndėsi tė madhe, ishte njė hap pėrpara nė kapėrximin e pėrēarjes feudale. Nė duart e Skėnderbeut, i cili fitoi njė prestigj dhe autoritet nė radhėt e masave popullore si ēlirimtar i zotėrimeve tė gjėra tė Kastriotėve, "Lidhja e Lezhės" u bė njė mjet pėr bashkimin politik tė mbarė popullit shqiptar nė luftėn kundėr pushtuesve turq.

Republika Raguzes, ndonse premtoi, nuk dėrgoi ndonjė perfaqėsues nė kuvend. Edhe Republika e Venedikut nuk mori pjesė zyrtarisht. Ajo dėrgoi kėtu vetem njė vėzhgues. Republika, e cila ishte nė paqė me sulltanin dhe nuk donte t'i prishte marrėdhėniet me tė, u dha shqiptarėve, me anėn tė vėzhguesit tė saj, vetėm premtime tė thata. Ajo bile, vrapoi tė nxirrte pėrfitimet e veta. Duke pėrdorur si pretekst rrezikun e shqiptarėve, republika hyri nė bisedime me turqit, dhe u kėrkoi Vlorėn e Kaninėn. Por kėto qytete sulltani nuk i lėshoi.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://dia-miki.piczo.com
 
Kuvendi i Lezhes(1944)
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
dia-miki.tk :: Diskutime Shoqerore :: Historia shqiptare-
Kėrce tek: