dia-miki.tk

Bashkepuntore:arberzhu-bi.the-up.com
 
ForumForum  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  Lista AnėtarėveLista Anėtarėve  Grupet e AnėtarėveGrupet e Anėtarėve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Lufta e pare Iliro-Romake(229-228 p.e.s)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
diamant
Udheheqes i forumit
avatar

Numri i postimeve : 65
Join date : 06/03/2008
Age : 22

MesazhTitulli: Lufta e pare Iliro-Romake(229-228 p.e.s)   Fri Mar 07, 2008 9:35 pm

Lufta e parė Iliro - Romake (229-228 p.e.s)



Nė vjeshtėn a vitit 229 para e. sonė flota romake e pėrbėrė prej 200 anijesh arriti nė Korkyrė. Qytetin ajo e zuri me lehtėsi tė madhe, sepse komandanti i garnizonit ilir, Dhimitėr Fari, tradhėtoi dhe u hodh nė anėn e armiqve. Nga Korkyra flota romake u nis pėr nė Apolloni.

Po nė kėtė kohė pėr kėtu ishte nisur nga Brundisium (Brindisi i sotėm) njė fuqi tjetėr romake e pėrbėrė prej 20 mijė kėmbėsorėsh dhe 2000 kalorėsish. Pasi zunė Apolloninė ushtritė romake i u drejtuan Dyrahut. Me afrimin e tyre ilirėt e hoqėn bllokadėn e qytetit dhe u larguan. Romakėt hynė nė Dyrah dhe e bėnė zotėr tė kėtij qyteti tė rėndėsishėm. Pastaj kėta shkuan nė viset e brendėshme ilire, dhe nėnshtruan kėtu parthinėt dhe atintanėt, tė cilėt i detyruan tė njohin pushtetin e Romės.

Por romakėt nuk u shtynė thellė nė brendi tė vendit. Hapi i parė pėr tė pushtuar Ilirinė ishte sigurimi i pikave strategjike nė bregun lindor tė Adiratikut, prandaj ata i vazhduan sulmet drejt brigjeve verilindore tė kėtij deti, shpėrndanė rrethimin ilir tė Isas dhe pushtuan disa qėndra tė tjera tė fortifikuara ilire nė bregun dalmatin. Ilirėt u bėnė qėndresė tė fortė pushtuesve romakė. Nė luftėn pėr qytetin bregdetar Nutria, p. sh., ata u shkaktuan romakėve dėme tė mėdha nė njerėz dhe u zune anijet qė ēonin pėr Romė plaēkėn e luftės. Por tradhėtia e Dhimitėr Farit dhe shkėputja e disa fiseve e dobėsuan qėndresėn ilire.

Teuta u tėrhoq dhe u mbyll nė fortesėn e Rizonit, nė grykėn a Kotorit nė Dalmaci, seli e mbretėrve ardianė. Mė vonė, duke parė se ushtria e saj nuk ishte nė gjėndje tė pėrballonte sulmet e ushtrisė romake tė organizuar mire dhe tė disiplinuar dhe se aleati i saj, Maqedonia, nuk mund ta ndihmonte pėr arėsye tė grindjeve tė brendėshme qė kishin filluar pas vdekjes sė Dhimitrit tė II, Teuta i kėrkoi Romės paqe, e cila u vendos nė vitin 228 para e. sonė. Sipas kushteve tė paqes, ilirėt i ndaluan tė lundronin pėrtej Lisit me mė tepėr se dy anije tregėtare dhe detyroheshin t'i paguanin Romės njė tribut vjetor.

Pėrveē kėsaj Roma i shkėputi shtetit tė ardianėve njė pjesė tė mirė tė teritorit. Isėn, Dyrrahin, Apolloninė, tokat e fiseve ilire tė parthinėve dhe atintanėve Roma i mbajti pėr vehte duke i vėnė, sikurse thotė Polibi, nėn mbrojtjen e vet, nė fakt, nėn vartėsinė e vet nė formėn e aleancės. Farin bashkė me disa ishuj tė tjerė si dhe krahinat fqinje bregdetare romakėt ia dhanė si shpėrblim Dhimitėr Farit. Pjesa tjetėr i mbeti Pinesit, djalit tė mitur tė Agronit, tė cilin senati e njohu sundimtar tė ligjshėm tė mbretėrisė ardiane.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://dia-miki.piczo.com
 
Lufta e pare Iliro-Romake(229-228 p.e.s)
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
dia-miki.tk :: Diskutime Shoqerore :: Historia shqiptare-
Kėrce tek: