dia-miki.tk

Bashkepuntore:arberzhu-bi.the-up.com
 
ForumForum  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  Lista AnėtarėveLista Anėtarėve  Grupet e AnėtarėveGrupet e Anėtarėve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Lufta e trete Iliro-Romake(168-167 p.e.s)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
diamant
Udheheqes i forumit
avatar

Numri i postimeve : 65
Join date : 06/03/2008
Age : 22

MesazhTitulli: Lufta e trete Iliro-Romake(168-167 p.e.s)   Sat Mar 08, 2008 12:53 am

Lufta e Tretė iliro-romake (168 p.e.s.)



Si shpėrblim pėr qėndrimin qė kishte gjatė luftave maqedone-romake, Roma i ktheu shtetit ardian qytetet Skodra dhe Lis. Si mbret nė shtetin ilir sundonte tani Pleuriti, i biri i Skerdilaidlit. Shteti ardian i Pleuratit ishte mjaft i dobėt. Ai varej nga Roma ashtu sikurse edhe qytetet e bregdetit. Nė rast luftė ishte i detyruar t'i jepte asaj ushtri ndihmėse, siē ngjau nė vitin 189 nė luftėn kundėr etolėve.

Vitet qė pasuan luftat maqedone-romake karakterizoheshin nga vazhdimi i presionit romak dhe nga shqetėsimi i shkakėtuar prej kėtij presioni nė Maqedoni dhe Iliri. Nė Maqedoni Filipi, dhe pastaj biri i tij, Perseu, pėrgatiteshin me forca tė mėdha pėr luftė kundėr Romės.

Tendenca tė tilla dukeshin edhe nė Iliri. Roma filloi ta ndjente rrezikun e njė lidhje midis Pleuratit dhe mbretėrve maqedonė. Pas vdekjes sė Pleuratit, rreth viteve 181-180 para e. sonė, fronin e mbretėrisė ardiane e trashėgoi biri i tij, Genti, i cili nė burime historike quhet "mbret i Ilirėve" (Rex Illyricorum). Qė nė fillim tė sundimit tė vet Genti u gjend pėrpara turbullirash tė brendėshme shumė serioze.

Kundėr tij ngritėn krye dalmatėt, tė cilėt u shkėputėn nga mbretėria ardiane. Pėrpjekje tė tilla pėr t'u shkėputur bėnė edhe krerėt e fiseve tė tjera ilire. Prandaj Gentit iu desh tė bėnte njė luftė shumė tė ashpėr pėr ruajtjen e unitetit politik tė shtetit tė vet. Nė kėtė luftė Genti u tregua mjaft energjik. Ai arriti tė kufizonte deri diku privilegjet e krerėve tė fiseve dhe tė forconte pushtetin e vet. Pas qetėsisė qė ishte vendosur qė nga mbarimi i luftės maqedone-romake, nė, shtetin ardian vihet re njė farė ngritje e ekonomisė. Gjatė sundimit tė Gentit, Shkodra, e cila ishte bėrė tani kryeqytet i mbretėrisė, dhe qytete tė tjera si Lisi, Rizoni etj. fituan njė gjallėri ekonomike. Me Dyrrahun dhe Apolloninė u rivendosėn marrėdhėnie tė mira tregėtare. Qytetet e brendėshme tė Ilirisė u kthyen nė tregje tė pasura si pėr vendėsit ashtu edhe pėr tregėtarėt e huaj grekė e romakė. Qarkullimi monetar u zhvillua. Pėrveē pareve tė argjenta tė qyteteve Dyrrah e Apolloni qė qarkullonin nė tregun ilir, Genti vuri nė qarkullim edhe njė monedhė tė tij prej bronxi.

Edhe nė politikėn e tij tė jashtme Genti pati disa suksese. Njė ndėr to ishte marrėveshja qė arriti ai me fqinjėt lindorė, dardanėt. Me kėtė marrėveshje, tė cilėn e pėrforcoi duke u martuar me tė bijėn e mbretit dardan, Etlevėn, Genti i siguroi kufijtė lindorė tė mbretėrisė nga sulmet e vazhdueshme qė kishte pėsuar deri atėhere. Por Genti u tregua i lėkundshėm nė ēėshtjen me tė rėndėsishme politike tė kohės sė vet. Nė kėtė kohė kontradiktat politike nė mes tė Romės dhe Maqedonisė ishin ashpėrsuar rishtazi me njė forcė tė madhe. Pozita e rėndėsishme strategjike e shtetit tė Gentit bėri qė kėtu tė ndesheshin pėrpjekjet diplomatike tė dy shteteve kundėrshtare pėr ta bėrė me vehte sundimtarin ilir. Genti nė fillim u lėkund midis Romės dhe Maqedonisė. Vetėm sukseset e para tė ushtrisė maqedone gjatė luftimeve tė vitit 171 nė Ilirinė jugore e veēanėrisht nė luginėn e Drinit, tė cilat kishin pėr qėllim tė siguronin lidhjet midis Ilirisė dhe Maqedonisė, e bėnė Gentin tė anonte nga Perseu. Sipas marrėveshjes sė pėrfunduar midis tyre nė qytetin Medeon (afėr Podgoricės sė sotme nė Mal tė Zi) mė 170, Genti do tė zhvillonte veprimtarinė e vet kryesisht nė det. Ai duhej t'i shtonte forcat detare dhe pėr kėtė qėllim do tė shėrbente edhe huaja nė tė holla qė Perseu u zotua t'i jepte Gentit.

Tė dy palėt ranė dakord tė ndėrmerrnin njė fushatė diplomatike me qėllim qė tė krijonin njė front tė gjerė antiromak me shtetet greke. Por delegazioni iliro-maqedon. i nisur pėr kėtė qėllim. nuk pati sukses pėr arsye tė kundėrveprimit tė diplomacisė romake. Me ilirėt e maqedonėt u bashkua vetėm shteti i Epirit, i cili mori pjesė aktive nė luftėn kundėr Romės.

Pėr tė kombinuar veprimet luftarake,tė dy shtetet shkėmbyen ndėrlidhės. Genti i preu kėshtu pėrfundimisht marrėdhėniet qė kishte pasur deri nė atė kohė me Romėn. Nė vitin 168 Genti filloi veprimet luftarake kundėr Romės. Flota ilire vepronte nė bregun e Dyrrahit ndėrsa forcat tokėsore rrethuan qytetin Basania (fshati i sotėm Berzanė afėr Rubikut) nė tokat e parthinėve, qė ishin nėn vartėsinė e Romės. Duke u gjendur pėrpara njė armiku shumė mė tė madh nė numėr dhe mė tė organizuar, ushtria ilire u detyrua tė hiqte dorė nga rrethimi i Basanies dhe tė kthehej nė Shkodėr, kurse flota pėsoi dėme nė det.

Ndėrkaq romakėt, duke zbatuar parimin e tyre politik "pėrēa e syndo" mundėn tė bėnin pėr vehte krerėt e disa fiseve ilire, tė cilėve iu dha mundėsia tė forconin pozitat e tyre dhe tė gėzonin privilegje nga Roma.

Tė dy ushtritė kundėrshtare u ndeshėn per herė tė fundit nė Shkodėr, e cila, sipas fjalėve tė Tit-Livit, ishte aq e fortifikuar sa nuk mund tė merrej lehtė nga romakėt. Por forcat ilire nė vend qė tė mbroheshin nė kala u ndeshėn me romakėt nė fushė tė hapėt jashtė mureve tė Shkodrės dhe aty pas njė beteje tė ashpėr u thyen keq. Pasi dėshtuan edhe pėrpjekjet e vėllait tė Gentit pėr tė mbledhur forca tė reja nga fiset pėrqark, mbreti u detyrua tė dorėzohej . Pas shkatėrrimit tė mbretėrisė ilire, romakėt u drejtuan nga jugu kundėr Perseut dhe epirotėve. Nė betejėn qė u zhvillua nė Pydna (Maqedoni) po atė vit u shkatėrrua pėrfundimisht edhe ushtria maqedone. Pas luftimesh tė ashpėra romakėt nėnshtruan edhe Epirin. Pushtimi romak u shoqėrua me plaēkitje e shkatėrrime tė mėdha.

Me lejen e Senatit, konsulli romak Pal Emili grabiti pa mėshirė popullsinė e Epirit dhe arin e argjendin e mbledhur ia ndau ushtrisė. Me urdhėrin e tij e shkatėrruan deri nė themel 70 qytete tė Epirit dhe 150.000 njerėz u kthyen nė skllevėr. Sasira tė mėdha ari e argjendi (12 libra ar, 90 libra argjend, 13 mijė denarė dhe 120 mijė argjende tė Ilirisė) u grabitėn nga thesari i mbretit Gent. Nė vitin 167 Genti dhe Perseu, bashkė me familjet e tyre, me plaēkė e robėr lufte u dėrguan nė Romė si trofe. Kėshtu morėn fund dy shtetet e fuqishme tė Ballkanit dhe nė kėto krahina u vendos sundimi romak.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://dia-miki.piczo.com
 
Lufta e trete Iliro-Romake(168-167 p.e.s)
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
dia-miki.tk :: Diskutime Shoqerore :: Historia shqiptare-
Kėrce tek: