dia-miki.tk

Bashkepuntore:arberzhu-bi.the-up.com
 
ForumForum  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  Lista AnėtarėveLista Anėtarėve  Grupet e AnėtarėveGrupet e Anėtarėve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Mbreteria e Enkelejve ne krye me mbretin e saj Bardhylin

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
diamant
Udheheqes i forumit
avatar

Numri i postimeve : 65
Join date : 06/03/2008
Age : 22

MesazhTitulli: Mbreteria e Enkelejve ne krye me mbretin e saj Bardhylin   Sat Mar 08, 2008 12:56 am

Mbretėria e Enkelejve (Bardhyli)



Nė fillim tė shek. IV para e. sonė federata e enkelejve, nė krye tė sė cilės ishte Bardhyli, u bė njė fuqi mjaft aktive.

Duke pėrfituar nga gjendja e turbulltė qė u krijua nė Maqedoni pas vrasjes sė mbretit Arkelau (399) dhe nga dobėsimi i mėpastajmė i saj.

Enkelejtė dhe fise tė tjera ilire, qė ishin bashkuar me ta e sulmuan Maqedoninė gjatė gjithė gjysmės sė parė tė shekullit. Ata pushtuan mjaft toka tė saj dhe i detyruan mbreterit e Maqedonisė t'u paguanin njė tribut tė pėrvitshėm. Tė gjitha pėrpjekjet qė bėnė mbretėrit e Maqedonisė para Filipit tė II pėr tė dalė nga kjo gjendje pėrfunduan pa sukses. Nė kėtė periudhė enkelejtė ndėrhynė edhe nė punėt e Lidhjes Molose, qė ishte krijuar nė Epir. Nė vitin 3115 para e. sonė, ata, sė bashku me Dionizin e Sirakuzės, rivendosėn nė fron tė Lidhjes mbretin e dėbuar Alketa. Rreth vitit 365 enkelejtė ndėrmorėn njė tjetėr sulm kundėr Lidhjes Molose, gjatė tė cilit plaēkitėn dhe shkatėrruan shumė toka tė pushtuara.

Me luftat e vazhdueshme Bardhyli e rriti pushtetin e vet dhe krijoi njė mbretėri tė fortė. Por aty nga mezi i shek. IV ai u gjend pėrpara njė armiku tė rrezikshėm, pėrpara shtetit tė rimėkėmbur maqedon. Filipi i II, i cili kishte ardhur tani nė fuqi, u dha fund grindjeve tė brendėshme dhe, pasi bėri njė sėrė reformash pėr forcimin e shtetit dhe tė ushtrisė, filloi luftat pėr ēirimin e tokave maqedone tė pushtuara mė pėrpara nga fqinjtė dhe pėr zgjerimin e shtetit tė vet.

Fushatėn kundėr enkelejve Filipi e filloi pasi u pajtua me thrakėt dhe Athinėn dhe pasi u lidh me mbretin e molosėve, birin e Alketės, Arritėn, lidhje qė e pėrforcoi duke u martuar me mbesėn a kėtij, Olympinė. Nė vitin 358 ai u drejtua kundėr enkelejve me njė ushtri tė fortė, tė pėrbėre prej 10 mijė hoplitėsh, kėmbėsorė tė armatosur rėndė, dhe 600 kalorėsish.

Kundėr tij Bardhyli ngriti gjithashtu njė ushtri tė madhe prej 10 mijė kėmbėsorėsh tė zgjedhur dhe 500 kalorėsish. Lufta midis dy palėve filloi pasi dėshtuan pėrpjekjet e Bardhylit pėr ta zgjidhur konfliktin me anė bisedimesh. Si pas pėrshkrimit tė Diodorit, ushtria ilire i pėrballoi pėr mjaft kohė sulmet e ushtarėve tė stėrvitur mirė dhe tė armatosur rėndė tė Filipit. Goditjeve tė falangės maqedone Bardhyli i vuri pėrballė formacionin luftarak me radhė tė shtėrnguara nė trajtė katėrkėndėshi.

Luftėn e fituan maqedonėt por dėmet qenė shumė tė mėdha pėr tė dy palėt. Kjo e detyroi Filipin tė mos e ndiqte kundėrshtarin dhe tė pranonte bisedime pėr paqe. Sipas marrėveshjes enkelejtė u detyruan tė lėshonin tokat e qytetet maqedone qė kishin pushtuar disa vjet mė parė.

Por kjo luftė zgjidhi vetėm ēėshtjen e tokave tė pushtuara. Nė kufi tė Maqedonisė qėndronte akoma e fortė mbretėria e enkelejve. Prandaj, pak kohė pas luftės sė parė, nė 352, Filipi i sulmoi papritmas enkelejtė, dhe u shkėputi kėtyre krahinėn e lynkestėve dhe tė gjitha tokat nė lindje tė liqejve Lyknid. Kėshtu, nė dy luftat kundėr enkelejve, Filipi i II e ndryshoi gjendjen nė kufijtė perėndimorė tė Maqedonisė nė favor tė tij. Enkelejtė, ndoshta pėr ta zėvendėsuar humbjet nė lindje, u drejtuan nė jug kundėr molosėve.

Dy herė me radhė ushtria e enkelejve sulmoi e plaēkiti tokat e molosėve, por nė tė dy ekspeditat e saj ajo ndeshi nė qėndresėn e fortė tė tyre dhe u detyrua tė tėrhiqej. Ndėrkaq, pas disa suksesesh qė kishte pasur nė Greqi, Filipi i II po pėrgatitej t'i nėnshtronte plotesisht enkelejtė dhe tė dilte nė Adriatik. Por tani kjo detyrė ishte vetėm njė pjesė e planit tė tij kryesor, e pushtimit tė Greqisė.

Per kėtė qėllim, mė 344 Filipi u drejtua pėrsėri kundėr enkelejve. Nė kėtė kohė Bardhyli kishte vdekur. Ushtria maqedone hyri nė tokat ilire dhe pasi mundi ushtrinė e dobėsuar tė enkelejve, pushtoi shumė qėndra tė tyre dhe plaēkiti vendin. Nė tokat e pushtuara Filipi vendosi garnizone tė forta ushtarake.

Pas ekspeditės qė bėri Filipi mė 344, enkelejtė duket se ranė pėrkohėsisht nėn vartėsinė e Maqedonisė, por pas vdekjes sė Filipit, tė parėt qė ngritėn krye kundėr pasardhėsit tė tij, Aleksandrit, qenė enkelejtė. Kėta e ēliruan vendin nga pushtimi maqedon nėn udhėheqjen e Klitit, trashėgimtarit tė Bardhylit, dhe rimėkėmbėn pėrsėri shtetin e vet.

Nė vitin 335, nė kohėn kur Aleksandri gjendej nė veri tė shtetit tė vet, duke luftuar kundėr fiseve thrake qė kishin ngritur krye, ushtria e enkelejve, e udhėhequr nga mbreti Klit, sulmoi Maqedoninė dhe zuri fortesėn strategjike Pelion (nė njė grykė malore afėr Bilishtit.

Pėr tė luftuar me sukses kundėr maqedonėve, Kliti kishte lidhur aleancė me mbretin e taulantėve, Glaukun, i cili ishte nisur me ushtrinė e vet pėr tu bashkuar me enkelejtė. Sulmi i ilirėve e detyroi Aleksandrin tė bėnte paqe me thrakėt dhe tė kthehej kundėr tė parėve. Aleksandri u drejtua kundėr Pelonit qė e rrethoi edhe u mundua ta merrte, por gjeti njė qėndresė tė madhe nga enkelejtė. Kur pa se nė kodrat pėrreth kishte arritur ushtria taulante, Aleksandri u detyrua ta hiqte rrethimin e Pelionit dhe tė drejtohej kundėr tyre. Me njė manovrim tė shpejtė ky i sulmoi taulantėt dhe aty pėr aty bėri sikur u thye.

Duke mos e kuptuar dredhinė e armikut, taulantėt nuk u kujdesėn per tė siguruar pozitat e veta. Me njė sulm tė papritur Aleksandri e ndryshoi gjendjen. Ushtria e taulantėve, e kapur nė befasi, nė pamundėsi mbrojtje, i lėshoi kodrat rreth Pelionit dhe u tėrhoq drejt kufijve tė shtetit tė vet.

Pas largimit tė taulantėve Kliti e dogji Pelionin dhe u tėrhoq. Tė dy ushtritė e mundura Aleksandri i ndoqi deri nė malet e taulantėve nė Mokėr. Por ai nuk e vazhdoi mė tej luftėn kundėr ilirėve sepse i duhej tė shkonte nė Greqi per tė shtypur kryengritje tė tjera qė kishin shpėrthyer kundėr tij. Pas kėsaj lufte enkelejtė u detyruan tė njihnin pėrsėri vartėsinė nga shteti maqedon. Pas vdekjes sė Aleksandrit tė Maqedonisė, sė bashku me thrakėt e qytetet greke, kundėr shtetit tė Maqedonisė u ngritėn edhe enkelejtė. Nė kohėn e Diadokėve, pasardhėsve tė Aleksandrit, enkelejtė fituan pavarėsinė.

Mbretėria e tyre u mėkėmb, por ajo nuk kishte mė fuqinė e mėparėshme. Nė kėtė kohė, nė fillim tė shekullit III para e. sonė, nė njė burim historik, si mbret i enkelejve pėrmendet Bardhyli i Ri. Aleat i tij u bė Pirrua mbreti i Epirit, me tė cilin u lidh edhe me krushqi, duke i dhėnė per grua tė bijėn, Birkenėn. Nėn sundimin e Bardhylit tė Ri mbretėria e enkelejve pėrfshinte vetėm njė pjesė tė fiseve tė mėparėshme. Pas shek. III enkelejtė e humbėn fare rėndėsinė e tyre dhe nuk pėrmendėn mė. Nė shkatėrrimin e mbretėrisė sė enkelejve pėrveē Maqedonisė, ndikoi edhe invazioni i keltėve tė cilėt duke u nisur nga viset e Evropės sė mesme, kaluan nė fillim tė shek. III nėpėr Ballkan duke shkelur edhe tokat e Ilirisė jugore.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://dia-miki.piczo.com
 
Mbreteria e Enkelejve ne krye me mbretin e saj Bardhylin
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
dia-miki.tk :: Diskutime Shoqerore :: Historia shqiptare-
Kėrce tek: