dia-miki.tk

Bashkepuntore:arberzhu-bi.the-up.com
 
ForumForum  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  Lista AnėtarėveLista Anėtarėve  Grupet e AnėtarėveGrupet e Anėtarėve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Perhapja e islamizmit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
diamant
Udheheqes i forumit
avatar

Numri i postimeve : 65
Join date : 06/03/2008
Age : 22

MesazhTitulli: Perhapja e islamizmit   Sat Mar 08, 2008 12:58 am

Pėrhapja e Islamizmit



Kryengritjet e mėdha qė ndodhėn gjatė shek. XVI dhe nė pjesėn e parė tė shek. XVII treguan se njė rol jo tė vogėl nė furinė dhe gjėrėsine e tyre luante edhe ndjenja fetare e krishterė. Kėto kryengritje, nė tė cilat merrnin pjesė edhe priftėrinjtė dhe prelatėt, e tė dy kishave tė krishtera dhe tė cilat ishin nė kontakt tė vazhdueshėm me shtetet e krishtera tė Evropės, ishin njė burim i pėrhershėm shqetėsimesh pėr turqit dhe njė rrezik i pėrhershėm pėr garnizonet e tyre ushtarake nė Shqipėri.

Pėr t'i prerė hovin qėndresės sė vazhdueshme, qeveritarėt turq, krahas ekspeditave ushtarake, ndėrmorėn nga fundi i shek. XVI. fushatėn sistematike pėr islamizimin nė masė tė shqiptarėve. Kjo fushatė vazhdoi gjatė gjithė shek. XVII. Qėllimi i tyre ishte tė krijonin nė Shqipėri njė masė tė konsiderueshme banorėsht myslimane tė lidhur ideologjikisht me fatet e Perandorisė Otomane pėr tė zbatuar tani nė shkallė tė gjėrė dhe mė lehtė politikėn e mėparėshme tė kthimit tė Shqipėrisė nė njė shtojcė tė makinės luftarake tė Turqisė duke rekrutuar shqiptarėt nė masė nė radhėt e ushtrisė sė tyre. Me anėn e islamizimit turqit synonin gjithashtu tė siguronin qetėsinė e garnizoneve ushtarake dhe mbillnin pėrēarjen fetare nė radhėt e shqiptarėve.

Nė fushatėn e islamizimit turqit pėrfituan nga tronditja qė kishin pėsuar kishat e tė dy riteve tė krishtera nė Shqipėri nė shek. XVI-XVII. Pėr shkak tė persekutimeve turke disiplina kishtare kėtu ishte ēthurur fare. Pėrgatitja teologjike e klerit tė tė dy riteve ishte jashtėzakonisht e ulėt. Numri i priftėrijve katolike e orthodokse ishte aq i pakėt sa fshatra tė tėra pėr dhjetra vjet me radhė nuk dėgjonin nė faltoret e tyre asnjė ceremoni kishtare dhe nuk kryenin asnjė shart tjetėr fetar.

Si mjet shtrėngese pėr t'i detyruar shqiptarėt tė rroknin fenė e Muhametit, krahas diskriminimit fetar nė jetėn shoqėrore turqit pėrdorėn edhe politiken e diskriminimit mė tė theksuar nė lėmin fiskal. Nga taksat qė u pėrdorėn pėr kėtė qėllim, vendin kryesor e zuri tributi i xhizės. Nga fundi shek. XVI turqit bėnė diferencime tė mėdha nė masėn e xhizės. Ata e shtuan xhizėn sipas sanxhaqeve dhe kategorisė sė banorėve. Nė fillim tė shek. XVI, xhizja e zimnive shqiptare ishte njėsoj si nė gjithe Rumelinė, 40-50 akēe nė vit pėr shtėpi, kurse nė fillim tė shek. XVII, ndėrsa nė sanxhaqet e ndryshme tė Rumelisė ose qėndroi nė atė masė ose u rrit nė pėrpjestime tė vogla, nė Shqipėri, veēanėrisht nė krahinat e jugut, xhizja sė bashku me shtojcat (miri-gulamijen, djetet e nėpunėsit xhizjedar) arriti, pėr shėmbėll nė sanxhakun e Vlorės, nė 305 akēe nė vit pėr shtėpi. Nė mes tė shek. XVII, kur fushata e islamizimit ishte nė kulmin e vet, xhizja me shtojcat arriti nė sanxhakun e Vlorės pėr shumicėn e popullsisė sė krishterė nė 325 akēe nė vit kurse pėr pjesėn tjetėr nė 355 akēe nė vit. Megjithatė nė kėtė sanxhak kishte akoma 10.741 familje tė krishtera qė i kishin rezistuar presionit turk. Atėhere qeveria e Stambollit e ngarkoi disa vjet mė vonė xhizjedarin e vet tė nxirte nga 10% e kėtyre familjeve xhizen e rėndė prej 780 akēesh pėr shtėpi, nga 80% e familjeve 390 akēe dhe nga pjesa tjetėr xhizen mė tė ulėt, prej 195 akēesh pėr shtėpi. Kėshtu, tė paktėn pjesa qė ngarkohej me xhizen e rėndė, nuk mund tė pėrballonte pagesėn e saj, e cila vinte duke u shtuar dhe kėrkohej nė grosh flori, prandaj detyrohej tė kthehej nė fenė islame.

Nė krahinat e Shqipėrisė sė veriut tributi i xhizes u kėrkua jo pėr ēdo shtėpi, por pėr ēdo fshat. Nė rast se njė familje kthehej nė fenė myslimane, ajo ēlirohej nga pagesa e xhizes dhe kjo pagesė rėndonte mbi familjet e tjera qė mbeteshin nė fenė e krishtere deri sa tė bėheshin regjistrime tė reja.

Me gjithė rezistencėn e gjatė qė i bėnė presionit fiskal turk, masa tė tėra shqiptarėsh u detyruan mė nė fund tė ktheheshin myslimanė. Rreth mesit tė shek. XV shumica e fshatarėve nė viset e Shqipėrisė sė ulėt dhe nė luginat e brendėshme pothuajse ishin islamizuar. Gjatė gjysmės sė dytė tė atij shekulli filloi pėrhapja e islamizmit edhe nė disa fshatra tė krahinave malore, mė tepėr nė Shqipėrinė e mesme, ku islamizmi pothuajse pėrfshiu gjithė masėn fshatare, mė pak nė Shqipėrinė e jugut, dhe shumė mė pak akoma nė Shqipėrnė e veriut. Nė pėrfundim tė kėsaj fushate afėrsisht dy dy tė tretat e popullsisė shqipėtare ishin islamizuar.

Duhe u kthye nė myslimane vetėm pėr tė shpėtuar nga shfrytėzimi dhe pėrdhunitė e turqve, ndėrgjegja fetare islame te shqiptarėt nė shek. XVII-XVIII ishte akoma e pėrciptė. Pėr njė kohė tė gjatė shqiptarėt myslimane frekuentonin akoma kishat tyre dhe kryenin fshehurazi shartet fetare tė krishtera. Nė mjaft raste nga njė familje kthehej mysliman vetem kreu i shtėpisė, ai qė pėrfaqėsonte familjen pėrpara-autoriteteve turke. Krahina tė tėra u kthyen formalisht myslimanė, duke qėndruar pėr mjaft kohė tė krishterė tė fshehur. Kėta zakonisht kishin dy emra, njė mysliman pėr marrėdhėniet me turqit dhe njė tė krishterė, pėr marrėdhėniet brėnda fshatit. Por numri i tyre me kohė erdhi duke u pakėsuar (gjurmėt e tyre sot shihen vetėm nė krahinėn e Shpatit tė Elbasanit dhe nė malsinė e Tropojės). Nė krahinat malore, ku turqit nuk ushtronim njė autoritet tė fortė, popullsia i bėri ballė mė me lehtėsi presionit tė islamizimit dhe e ruajti fenė e mėparėshme.

Kjo fushatė vazhdoi deri nė fund tė shek. XVII. Mė 1690, kur pjesa mė e madhe e popullsisė shqiptare ishte myslimane, turqit e zbutėn politiken e diskriminimit fetar. Xhizja, e cila mė parė merrej pėr shtepi, tani caktohej pėr frymė. Masa e saj u ul nė nivelin e mėparshėm. Si rrjedhim, edhe rastet e kthimit tė zimnive shqiptarė nė myslimane u bėnė tė ralla.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://dia-miki.piczo.com
 
Perhapja e islamizmit
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
dia-miki.tk :: Diskutime Shoqerore :: Historia shqiptare-
Kėrce tek: