dia-miki.tk

Bashkepuntore:arberzhu-bi.the-up.com
 
ForumForum  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  Lista AnėtarėveLista Anėtarėve  Grupet e AnėtarėveGrupet e Anėtarėve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Ndarja e Perandorise Romane

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
diamant
Udheheqes i forumit
avatar

Numri i postimeve : 65
Join date : 06/03/2008
Age : 22

MesazhTitulli: Ndarja e Perandorise Romane   Sat Mar 08, 2008 1:00 am

Ndarja e Perandorisė Romane



Pjesa lindore e Perandorisė Romake pėrfshinte pėrgjithėsisht krahina ekonomikisht mė tė rėndėsishme. Kjo qe edhe arėsyeja sepse mė 330 kryeqyteti i perandorisė u shpėrngul nga Roma nė grykėn e Bosforit. Kryeqyteti i ri e quajt sipas themeluesit, perandorit Kostandin. Kostandinopojė (Konstantinopolist). Provincat e Ballkanit kishin njė rėndėsi tė veēantė edhe sepse ishin afėr kufirit ushtarak kryesor, qė formohej nga Danubi. Kalimi i qėndrės sė gravitetit tė perandorisė nė Lindje u dha krahinave tė Adriatikut lindor njė funksion tė rėndėsishėm si kyē komunikacioni nė mes dy pjesėve tė perandorisė dhe i gjallėroi rrugėt kryesore tregėtare, siē ishte Via Egnatia, e cila nė shek. III pėrmendet nė burimet e shkrojtura si "rruga e vjetėr" . Shkėputja gjithnjė mė e madhe e lidhjeve midis pjesėve tė ndryshme tė perandorisė dhe nevoja e mbrojtjes sė njė teritori kaq tė madh nė pika tė ndryshme u bėnė shkak qė nė vitin 395 Perandoria Romake tė ndahej pėrfundimisht nė dy pjesė tė veēanta e mė vete nė Perandorinė Romake tė Perėndimit dhe nė atė tė Lindjes ose, siē u quajt pas emrit tė lashtė tė kryeqytetit Perandoria Bizantine. Kufiri midis dy perandorive kalonte duke u nisur nga bregdeti i Dalmacisė jugore, nėpėr luginėn e lumejve Drina e Sava dhe dilte nė Danub. Tokat e sotme tė Shqipėrisė shėnonin kufijtė mė perėndimorė tė Perandorisė sė Bizantit.

Nė shek. V dhe VI Perandoria Bizantine ishte akoma njė shtet i fuqishėm. Ajo pėrfshinte nė kufijtė e saj pėrveē pjesės mė tė madhe tė gadishullit ballkanik edhe ishujt e detit Egje, Azinė e Vogėl, Sirinė, Egjyptin dhe krahina tė tjera tė Azisė e Afrikės.

Pėr arsye tė pozitės sė saj nė kufijtė midis Evropės dhe Azisė si dhe tė faktit qė provincat e saj lindore ruajtėn akoma pėr njė kohė njė farė rėndėsie si qėndra tė prodhimit zejtar, Perandoria Bizantine vazhdoi tė luante njė rol tė madh nė fushėn e tregėtisė dhe tė marėdhėnieve ndėrkombėtare.

Pėrbėrja etnike e perandorisė ishte shumė e larme. Nė teritorin e saj nė Evropė banonin grekė, ilirė, thrakė. nė pjesėn perėndimore edhe banorė me origjinė romake, nė Azi dhe Afrikė, sirianė, armenė, egjyptianė. etj. Megjithėse nė Perandorinė Bizantine mbizotronte elementi grek, gjuha latine vazhdoi tė pėrdorej si gjuhė e administratės deri nė shek. VII, pas tė cilit gjuha greke u bė gjuha zyrtare e perandorisė. Nė teritorin e Shqipėrisė qysh nė fillim pėrdoreshin tė dy gjuhėt. Zona e latinishtes shtrihej nė krahinat veriore dhe tė mesme tė vendit tonė; nė veri tė njė vije qė shkonte afėrsisht prej Durrėsi nė Shkup e Serdike (Sofie), siē e tregojnė burimet epigrafike tė kohės.

Edhe pas ndarjes, Perandoria Romake e Perėndimit dhe ajo e Lindjes nuk mundėn t'i shpėtonin ashpėrsimit tė krizės sė pėrgjithėshme. Nė tė dy pjesėt vazhduan edhe mė tej mė me furi sulmet e barbarėve nga jashtė. Me, kėta u bashkuan masat e shtypura tė skllevėrve dhe tė kolonėve si dhe fiset ilire e thrake. Kėta ngritėn krye kundėr regjimit dhe shtetit skllavopronar.

Lufta e skllevėrve, e kolonėve dhe e fiseve tė shtypura e tronditi fort regjimin skllavopronar. Ajo lehtėsoi fitoret e barbarėve qė sulmonin nga jashtė, dhe i hapi rrugėn e zhvillimit tė mėtejshėm elementeve tė reja qė po lindnin nė gjirin e shoqėrisė sė vjetėr. Nga ana e tyre sulmet e barbarėve e ndihmuan luftėn e skllevėrve e tė kolonėve pėr rrėzimin e shtetit dhe tė rendit skllavopronar.

Si rezultat i kėsaj lufte tė pėrbashkėt, Perandoria Romake e Perėndimit nė vitin 476 ra nė duartė e gjermanikėve tė udhėhequr nga Odoakri. Mbi gėrmadhat e saj u krijuan njė varg shtetesh barbare. Ndryshe ndodhi nė Lindje. Klasa sunduese nė Perandorinė Bizantine, ndonse nuk qe nė gjendje tė ndalte dyndjen e fiseve tė ndryshme barbare, duke shfrytėzuar burimet e mėdha ekonomike qė kishte nė dispozicion mundi t'i bėnte ballė kėsaj tronditjeje. Duke i u pėrshtatur kushteve tė reja Perandoria Bizantine mundi ta zgjaste jetėn e vet edhe pėr 100 vjet tė tjera.

Kėshtu vendi ynė u gjend pėr njė kohė tė gjatė nėn sundimin e kėtij shteti tė fuqishėm, gjė qė la mbresa tė thella nga pikpamja politike dhe kulturale nė historinė e Shqipėrisė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://dia-miki.piczo.com
 
Ndarja e Perandorise Romane
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
dia-miki.tk :: Diskutime Shoqerore :: Historia shqiptare-
Kėrce tek: