dia-miki.tk

Bashkepuntore:arberzhu-bi.the-up.com
 
ForumForum  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  Lista AnėtarėveLista Anėtarėve  Grupet e AnėtarėveGrupet e Anėtarėve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Principata e Arberise

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
diamant
Udheheqes i forumit
avatar

Numri i postimeve : 65
Join date : 06/03/2008
Age : 22

MesazhTitulli: Principata e Arberise   Sat Mar 08, 2008 1:01 am

Principata e Arbėrisė



Burimet historike qė flasin pėr fillimet e principatės sė Arbėrisė janė shumė tė pakta dhe tė errėta. Megjithatė, kėto dėshmojnė se nė dhjetėvjeēarin e fundit tė shek. XII nė Arbėri kishte njė sundimtar vendės me emrin arbėresh, Progon (1190-1199). Ky pėrmendet si "arhond" (sundimtar). Nuk dihet gjė mbi sundimin a tij. Dihet vetem se kishte dy djem, Gjinin dhe Dhimitrin. Mendohet se qėndra e tij ishte Kruja. e cila ishte njėkohėsisht seli e peshkopatės sė Arbėrisė. Nė kėtė kohė kjo peshkopatė ndodhej nėn vartėsinė e kishės sė Lindjes.

Pas vdekjes sė Progonit (1199) sundimin nė Arbėri e trashėgoi biri i tij, Gjini. Gjatė sundimit tė Gjinit (1199-1208) Principata e Arbėrisė u ndodh pėrballė ngjarjesh tė rėndėsishme ndėrkombėtare. Nė vitin 1204, me nxitjen e papės Inocent i III, u organizua njė kryqėzatė e re, kryqėzata e katėrt, e cila me ndėrhyrjen e Republikės sė Venedikut dhe tė perandorit tė Gjermanisė Henrikut tė VI, nė vend qė tė drejtohej kundėr turqve pėr ēlirimin e tė ashtuquajturave "vende tė shenjta" u drejtua kundėr Kostandinopojės pėr tė pėrmbysur Perandorinė Bizantine dhe per ta pjestuar atė midis feudalėve tė perėndimit. Me shembjen e Bizantit, Republika e Venedikut synonte tė vinte dorė mbi teritoret e pasura bregdetare tė perandorisė dhe tė siguronte vendet kyē tė tregėtisė sė Evropės me Lindjen.

E lodhur nga luftat e jashtme e tė brendėshme, Perandoria, Bizantine nuk mundi t'i bėnte dot ballė invazionit tė kryqtarėve, tė cilėt mė 1204 pushtuan Kostandinopojėn. Nga ky invazion perandoria u shemb. Mbi gėrmadhat e saj lindėn njė mori shtetesh e zotėrimesh feudale tė mėdha e tė vogla. Me disa nga kėto zotėrime kryqtarėt frėngj ngritėn njė shtet tė ri me emrin Perandoria Latine e Lindjes; ndėrsa nė Azinė e Vogėl, nė njė pjesė tė krahinave tė Bizantit qė mbetėn tė papushtuara, feudalėt bizantinė ngritėn shtetin qė e quajt Perandoria Greke e Nikesė.

Sundimi bizantin u pėrmbys gjithashtu edhe nė pjesėn perėndimore tė Gadishullit Ballkanik. Nė jug tė Arbėrisė u formua Despotati i Epirit. Nė lindje Mbretėria Bullgare, nė veri dhe nė verilindje e Arbėrisė dhe Mbretėria e Rashės u ēliruan nga i presioni bizantin. Nė perėndim tė Arbėrisė, Republika e Venedikut, e cila nė ndarjen e plaēkės mori pjesėn mė tė pasur tė trashėgimit bizantin, pushtoi me 1205 qytetin e Durrėsit dhe tė krijoi Dukatin e Durrėsit qė do tė zinte vendin e themės sė vjetėr bizantine. Nė jug tė ketij dukati Venediku pushtoi VIorėn, Kaninėn, Jerikonė dhe Korfuzin.

Nė kufijtė qė do tė pėrfshinte Dukati i Durrėsit bėnte pjesė edhe Principata e Arbėrisė. Tė ndodhur pėrballė kėtij rreziku, sundimtarėt arbėreshė u lidhėn me despotin e Epirit dhe me Mbretėrinė e Rashės, tė kėrcėnuar edhe kėta nga synimet e Venedikut. Kėto aleanca u sanksionuan me anė martesash. Despoti i Epirit, Mihal. Engjėll Komneni. u martua me njė vajzė fisnike arbėreshe nga Durrėsi. Nga ana tjetėr, vėllai i Gjinit, Dhimitri, u martua me Koninen, bijėn e Stefan Nemanjės, mbretit tė parė tė Serbisė.

Vendin e Gjinit qė vdiq rreth vitit 1208, e zuri i vėllai Dhimitri. Kalimi i sundimit nė formė trashėgimie tregon jo vetėm forcimin e pozitave tė tyre politike nė Arbėri por edhe lindjen e njė dinastie arbėreshe.

Dhimitri e quante vehten "arhond i madh> (magrnus arhon) domethėnė kryezot, princ i Arbėrisė. Dhimitri ka pėrdorur edhe titullin "panhipeisevast", tė cilin e mbanin vetėm mbretėrit, princėt dhe dukėt qė kishin lidhje familjare me perandorėt bizantine. Kėtė titull Dhimitri e fitoi me anėn e gruas sė tij qė ishte Mbesa e perandorit bizantin, Aleksit tė III Engjėlli. Ai u njoh si kryezot i Arbėrisė edhe nga papa Inocenti i III i cili nė njė letėr qė i drejtonte mė 1208 e quante atė "burrė fisnik, princ i arbėreshėve" (nobili viro Dernetrio Arbanensi principi). Njė vit mė vonė po ky papė e quante "gjykatės i arbėreshėve" (judex), titull qė kishte kuptimin e sundimtarit.

Dhimitri, si kryezoti i Arbėrisė, qėndronte nė majėn e hierarkisė feudale arbėreshe. Por ai ishte i detyruar tė merrte nė veprimet e veta edhe pėlqimin e bujarėve vartės. tė cilėt i quante, sipas zakonit feudal "njerėzit, e mi" (homines inei).

Si nė kohėn e paraardhėsve tė tij ashtu dhe gjatė sundimit tė Dhimitrit, kufijtė e principatės nuk pėrfshinin tė gjitha vendet e banuara prej arbėresheve. Ata pėrputheshin pak a shumė me kufijtė gjeografike qė kģshte Arbėria nė shek. XII.

Kur sundimi i Arbėrisė kaloi nė duartė e Dhimitrit konflikti me Venedikun shpėrtheu haptazi. Pėr tė forcuar pozitat e veta ai i u drejtua papės, i cili ishte prishur me Republikėn e Venedikut, dhe pėr tė siguruar ndihmėn e tij i premtoi se bashkė me peshkopatėn e Arbėrisė, do tė bėheshin katolikė. Pėr tė njėjtin qėllim Principata e Arbėrisė lidhi miqėsi dhe marrėveshje tregtare me republikėn dalmatine tė Raguzės. Dhimitri i forcoi gjithashtu lidhjet edhe me Despotatin e Epirit. Por mė 1209 ai e ndjeu vehten tė fortė dhe nuk pati mė nevojėn e papės. Bile pushtoi disa prona tė peshkopatės se Durrėsit qė ndodheshin brenda kufijve tė shtetit tė Arbėrisė. Papa urdhėroi tė merreshin masa tė rrepta kundėr tij, por Dhimitri u bėri ballė kėtyre kėrcėnimeve.

Lidhjet e Dhimitrit me Despotatin e Epirit dhe Republikėn e Raguzės e shqetėsuan Venedikun, i cili nxiti nė luftė kundėr Arbėrisė sundimtarin e Zetės, Gjergjin, qė ishte fqinji i Arbėrisė nė Drin, por kjo nuk e tronditi Dhimitrin.

Principata e Arbėrisė pati marrėdhėnie tė mira politike e tregėtare me Raguzėn. Kėtė na e dėshmon marrėveshja e lidhur midis kėtyre dy vendeve, e para marrėveshje ndėrkombėtare qė njohim, e dalė nga kancelaria e principatės sė Arbėrisė. Prej marrėveshjes ėshtė ruajtur vetėm pjesa qė pėrmban detyrimet e palės arbėreshe. Dokumenti ėshtė nėnshkruar nga arhondi i madh Dhimitri dhe 14 bujarė tė tjerė arbėreshė, ėshtė shkruar latinisht dhe nuk ka datė. Sipas marrėveshjes Dhimitri merrte pėrsipėr tė ruante paqen me Raguzėn, tė zhvillonte tregėti me tė dhe tė mbronte tė drejtat e tregėtarėve raguzanė brenda kufijve tė Principatės sė Arbėrisė.

Nė tekstin e marrėveshjes thuhet:

"Unė, Dhimitri, me hir tė Zotit panhypersevast dhe arhond i madh, betohem mbi tė katėr ungjijt e shenjtė tė perėndisė se pa mashtrim dhe pa qėllim tė keq do tė kem paqe tė sigurtė me qytetin e Raguzės dhe me gjithė njerėzit raguzanė dhe do ta ruaj pėrherė (paqen) sa tė kem jetė dhe sa tė jem gjallė nė mėnyrė qė raguzanėt tė kalojnė shėndoshė e tė sigurtė nėpėr tė gjithė tokė time pa taksė doganore, tė lirė e tė sigurtė nė tė gjitha tė drejtat e tyre qoftė pėr tokė qoftė pėr det. Dhe sikundėr unė po betohem pėr kėtė dhe po e pėrforcoj, ashtu urdhėroj tė gjithė njerėzit e mi qė tė betohen pėr kėtė dhe t'i mbahen me besnikėri pėr tė gjitha ditėt e jetės sė tyre".

Presioni i Venedikut mbi principaten e Arbėrisė u largua mė 1913 kur Despotati i Epirit, duke shfrytėzuar kryengritjen mė 2 e fisnikėve qė shpertheu nė Durrės, pushtoi krejt dukatin dhe u shtri, pak mė vonė, deri nė Shkodėr. Por me kėtė shtrirje presioni venedikas u zėvendėsua me presionin e despotėve tė Epirit.

Dhimitri, vdiq rreth vitit 1216, pa lėnė, siē duket, trashėgimtar. E veja e tij, Komnena, qė mbante tė drejtėn e trashėgimisė, u martua me njė bujar arbėresh, Grigor Kamonėn, i cili zuri vendin e Dhimitrit si sundimtar i Arbėrisė. Ndėrkohė, Despotati i Epirit i forcuar arriti tė fuste nėn vartėsine e vet Principatėn e Arbėrisė. Grigor Kamona u detyrua ta njihte vehten vasal tė despotit.

Pėr mjaft kohė mungojnė burimet historike pėr fatet e mėtejėshme tė principates sė Arbėrisė. Gjatė viteve 1216-1253 Arbėria u shkel disa hėrė nga Despotati i Epirit, Perandoria Bizantine e Nikes dhe Mbretėria Bullgare qė ishin nė luftė me njėra tjetrėn.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://dia-miki.piczo.com
 
Principata e Arberise
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
dia-miki.tk :: Diskutime Shoqerore :: Historia shqiptare-
Kėrce tek: