dia-miki.tk

Bashkepuntore:arberzhu-bi.the-up.com
 
ForumForum  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  Lista AnėtarėveLista Anėtarėve  Grupet e AnėtarėveGrupet e Anėtarėve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Renia e Konstandinopojes(1453)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
diamant
Udheheqes i forumit
avatar

Numri i postimeve : 65
Join date : 06/03/2008
Age : 22

MesazhTitulli: Renia e Konstandinopojes(1453)   Sat Mar 08, 2008 1:05 am

Rėnia e Kostandinopojės (1453)



Hipja e Mehmetit tė II (1451-1481) nė fronin e sulltanėve shėnoi pėr Turqinė njė periudhė tė re luftash tė cilat sollėn zgjerimin e mėtejshėm tė kufijve tė saj. Sulltani i ri kishte ambicjen tė fuste nėn hijen e Islamit gjithė Lindjen dhe Perėndimin domethėnė gjithė teritoret e dikurshme tė Perandorisė Bizantine dhe tė Perandorisė Romake. Me synime tė tilla, ishte afėr mėndjes se sulltani i ri, qė kishte pėsuar sė bashku me tė jatin disfatėn e turpshme tė Krujės, nuk do tė linte pa nėnshtruar edhe Shqipėrinė, pėrmes sė cilės kalonin rrugėt mė tė shkurta pėr nė Romė ku ai ėndėrronte tė vendoste flamurin e vet.


Nė vitin e parė tė mbretėrimit tė tij, Mehmeti i II, i zėnė me ekspeditat qė kreu nė Azinė e Vogėl kundėr sundimtarėve Karamanisė dhe Mendeshės, nuk e trazoi Shqipėrinė. Kjo i dha rast Skėnderbeut tė merrte masa pėr forcimin e mbrojtjes sė vendit, tė meremetonte kėshtjellėn e dėmtuar tė Krujės dhe tė ndėrtonte njė kėshtjellė tė re, nė Modricė, nė grykėn e Dibrės nga ku hynin zakonisht ushtritė turke.

Por vitin tjetėr, mė 1452, kur i pati duart e lira, Mehmeti i II dėrgoi kundėr Shqipėrisė nė tė njėjtėn kohė dy ekspedita me qėllim qė ta vinin ushtrinė e Skėnder-beut midis dy zjarresh. Por tė dy kėto ekspedita u thyen njera pas tjetrės pėrpara se ato tė bashkoheshin, e para mė 21 korrik nė afėrsitė e Modricės ku u zu rob dhe komandanti turk Hamza Pasha, dhe e dyta pak mė vonė nė fushėn e Meēadit ku ushtria turke u thye plotėsisht duke lėnė tė vrarė edhe komandantin e saj, Talip Pashėn. Oficerėt turq qė zuri rob, Skenderbeu ia ktheu sulltanit pasi mori prej tij njė shpėrblim prej 13 mijė dukatash.

Nė prillin e vitit 1453 njė ushtri e re turke, nėn komandėn e Ibrahim Beut, iu afrua kufijve tė Shqipėrisė, por edhe kjo u thye prej Skenderbeut nė betejėn qė u zhvillua mė 22 prill, nė fushėn e Pollogut, midis Dibrės dhe Tetovės.

Pak mė vonė, mė 29 maj 1453 Mehmeti i II pushtoi Kostandinopojėn dhe e bėri kėtė kryeqytetin e turqve. Rėnia e Kostandinopojės ose e Stambollit siē e quajtėn mė vonė turqit kryeqytetin e tyre shkaktoi njė panik tė madh nė Evropė. Mehmeti i II ose "Fatihu" (Pushtuesi), siē filloi tė mbiquhej nga turqit pas pushtimit tė Stambollit, ia drejtoi tani vėmėndjen e vet pushtimit tė Evropės qė vazhdonte tė ishte e pėrēarė nga luftat e brėndėshme. Venediku dhe Napoli, qė tani krenoheshin drejtpėrdrejt, ishin tė zhytur nė luftė me rivalėt e tyre. Venediku ishte nė luftė me Milanon, Napoli me Gjenovėn dhe Firencėn. Nga vėnde tė ndrysme dolėn zėra pėr tė organizuar njė kryqėzatė tė madhe pėr tė shpėtuar qytetėrimin evropian nga rreziku turk. U bė pėr kėtė qėllim, mė 1453, njė mbledhje e madhe nė Romė, por ajo nuk dha ndonjė rezultat. Rezultat nuk dhanė as dy mbledhjet e tjera qė u bėnė mė 1454, nė Ratisbonė dhe Frankfurt mbi Main (Gjermani). Shtetet evropiane vazhdonin tė ishin tė pėrēara. Mė 1454 Republika e Venedikut, me qėllim qė t'ua ngarkonte tė tjerėve barrėn e luftės kundėr turqve, nėnshkroi me sulltanin, mė 18 prill 1454, njė marrėveshje paqje dhe miqėsie.

Pas rėnies sė Kostandinopojės, Skėnderbeu i shtoi pėrpjekjet pėr tė siguruar aleancėn me fuqitė e tjera evropiane. Ai nisi delegatė nė Napoli, Romė, Venedik dhe Raguzė pėr tė kėrkuar ndihma ushtarake dhe financiare. Alfonsit i kėrkoi veē tė tjerave edhe topa, pa tė cilėt nuk mund tė merreshin kėshtjellat. Por Alfonsi i dėrgoi vetėm premtimin se do t'i jepte Skėnderbeut njė pension prej 1.500 dukatash nė vit nga tė ardhurat qė do tė nxirrte prej kriporeve tė Rodonit, tė cilat kishin kaluar nė duart e mbretit tė Napolit. Papa u pėrgjegj me njė ndihmė tė parėndėsishme financiare. Venediku e siguroi se do ta ruante miqėsinė me tė, prapa kėtyre fjalėve fshihej qėllimi i republikės pėr ta lėnė Skėnderbeun tė pėrleshej me Mehmetin e II. Vetėm Raguza i dha Skėnderbeut njė pėrkrahje tė rėndėsishme politike. Ajo u bė ndėrmjetėse pranė Hungarisė, Sėrbisė dhe Shqipėrisė pėr tė formuar njė koalicion luftarak kunkėr turqve. Kėshtu e vetmja shpresė e shqipėtarėve mbeti tek lufta e pėrbashkėt me popujt ballkanikė.

Frika e formimit tė koalicionit hungaro-serbo-shqiptar e nxiti Mehmetin e II tė kryente mė 1454 njė fushatė ushtarake kundėr Serbisė, pėr tė hapur rrugėn drejt Hungarisė. Por Huniadi, nė krye tė ushtrive hungareze, kaloi Danubin dhe e theu ushtrinė turke nė Serbi duke zėnė rob edhe komandantin e saj, Feriz Pashėn.

Pėr tė forcuar gjėndjen e brėndėshme, Skėnderbeu bėri pėrpjekje tė afrohej edhe me bujarėt separatistė, me Arianitėt dhe Dukagjinėt. Me ndėrhyrjen e papės, i cili i kėrcėnoi me mallkim, Dukagjinėt u pajtuan me Skėnderbeun. Por marrėdhėnjet me Arianitėt u prishėn pėrsėri. Mė 1454. Gjergj Arianiti kaloi nė anėn e Venedikut dhe i preu fare marrėdhėnjet me Skėnderbeun. Autoriteti i tij, si duket tani kishte rėnė sepse pas vitit 1454 ai nuk lojti ndonjė rol nė ngjarjet politike tė Shqipėrisė.

Pėr shkak tė disfatės qė pėsuan nė Sėrbi, turqit nuk kryen atė vit ndonjė ekspeditė ushtarake kundėr Shqipėrisė. Kjo i dha rast Skėnderbeut qė tė pėrgatitej pėr tė marrė nė dorė inisiativėn e luftės kundėr turqve. Nga tė dy kėshtjellat kryesore tė pushtuara prej turqve, ajo e Beratit dhe Sfetigradit, nė shtabin ushtarak tė Skėnderbeut, u vendos tė sulmohej mė parė kėshtjella e Beratit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://dia-miki.piczo.com
 
Renia e Konstandinopojes(1453)
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
dia-miki.tk :: Diskutime Shoqerore :: Historia shqiptare-
Kėrce tek: