dia-miki.tk

Bashkepuntore:arberzhu-bi.the-up.com
 
ForumForum  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  Lista AnėtarėveLista Anėtarėve  Grupet e AnėtarėveGrupet e Anėtarėve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Rrethimi i pare i Krujes(1450)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
diamant
Udheheqes i forumit
avatar

Numri i postimeve : 65
Join date : 06/03/2008
Age : 22

MesazhTitulli: Rrethimi i pare i Krujes(1450)   Sat Mar 08, 2008 1:06 am

Rrethimi i Parė i Krujės (1450)



Disfatat qė kishin pėsuar turqit nė Shqipėri dhe pjesėmarrja e Skėnderbeut nė fushatėn Huniadit e egėrsuan aq tepėr sulltanin sa qė ky, posa gjeti rastin e volitshėm, nė pranverėn e vitit 1450, vendosi t'i jepte grushtin e fundit rezistencės shqiptare. Pasi "mblodhi, - thotė kronisti bizantin Laonik Halkokondili, - tė gjitha ushtritė e Azisė dhe tė Evropės" prej rreth 100 mijė vetash. Murati i II, duke pasur me vehte edhe birin a tij, sulltanin e ardhshėm, Mehmetin e II, u nis sė bashku me to, nė ditėt e para tė majit 1450, nė drejtim tė Shqipėrisė. Ushtria turke kėtė radhė mori me vehte edhe metal pėr tė shkrirė topa tė mėdhej pėr atė kohė. Duke kaluar pėrmes Maqedonisė, ushtria turke doli nė Ohėr dhe qė kėtej, gjatė luginės sė Shkumbinit, iu drejtua Krujės qė ishte synimi i saj kryesor.

Skėnderbeu, i lajmėruar me kohė pėr ketė ekspeditė tė madhe, mori njė tok masash tė shpejta. Sikurse na dėshmojnė burime tė ndryshme, lajmi i nisjes sė njė ushtrie tė madhe dhe tė egėrsuar turke, kishte shkaktuar nė Shqipėri njė shqetėsim tė madh shpresat pėr tė pėrballuar furinė e saj me forcat e pakta shqiptare ishin shumė tė pakta. Skėnderbeu nga njėra anė grumbulloi me tė shpejtė ushtrinė shqiptare, nga ana tjetėr duke kaluar nga njė vend nė tjetrin ngjalli me fjalimet e veta nė popull besimin ndaj fitores sė armėve shqiptare. Epėrsia e madhe e turqve si nė numėr ashtu edhe nė armatime, e bėnė Skėnderbeun tė ndiqte kėtė radhė jo taktikėn qė kishte ndjekur mė parė duke u rėnė ushtrive armike nė fushė tė hapur, por i la ato tė depėrtonin thellė dhe tė arrinin deri nė muret e Krujės. Gjatė marshimit tė turqve nėpėr luginėn e Shkumbinit, ēeta tė armatosura shqiptarėsh, tė organizuara nga vetė Skėnderbeu, duke shfrytėzuar terrenin e vėshtirė malor, e shkaktuan nga pusitė e tyre dėme tė mėdha armiqve. Turqit, si duket, e kishin shumė tė vėshtirė t'i ndiqnin kėto ēeta fshatarėsh tė cilat fshiheshin mė lehtės malet e larta tė luginės sė Shkumbinit. Analisti turk Dursun-Bej, ka shkruar: "Vetem xhindėt, siē janė banorėt e kėtyre vendeve... mund t'u ngjiten atyre maleve prej nga ata qafirė tė mallkuar gjuajnė me shigjeta tė helmuara".

Turqit arritėn mė 14 maj 1450 nėn muret e Krujės dhe filluan rrethimin e kėshtjellės. Masa kryesore e ushtrisė vendosi kampin nė fushėn e Tiranės ku filloi operacionet plaēkitėse nė viset rreth e rrotull. Pėr t'u shpėtuar ndjekjeve turke masa tė tėra fshatarėsh u larguan nga fushat dhe e strehuan nė viset e brėndėshme malore.

Brenda nė Krujė Skėnderbeu kishte lėnė vetėm njė garnizon prej 1500 burrash nėn komandėn e kont Uranit, njė nga komandantėt e tij mė tė shquar. Vetė me pjesėn tjetėr tė ushtrisė prej afėrsisht 8 mijė vetėsh, qėndroi jashtė mureve tė Krujės, duke patur si bazė pėr veprimet e tij ushtarake, malin e Tumenishtit, nė veri tė qytetit (sot mali i Skėnderbeut).

Nė fillim, Murati i II, provoi tė merrte kėshtjellėn pa luftė. Ai i propozoi kont Uranit njė shumė tė madhe dukatash ari, por ky i refuzoi me pėrbuzje. Atėhere turqit filluan bombardimin e kėshtjellės me shpresė se mbrojtėsit shqiptarė do tė dorėzöheshin nga topat e rėndė qė pėrdoreshin pėr tė parėn herė nė Shqipėri. Nė njė akt raguzan tė atyre muajve thuhet ndėr tė tjera: "Pasi i nguli shatorret pėrkundrejt qytetit nė fjalė, sulltani dha urdhėr qė nga metali tė cilin e kishte sjellė me vehte, tė derdheshin dy topa, mė i madhi i tė cilėve, ashtu si na e tregojnė tė dhėnat e vėrteta, e hidhte gurin prej katėrqind librash (afėrsisht dyqind kilogramesh)". Turqit arritėn me topat e tyre tė shkatėrronin mė nė fund edhe portėn e kėshtjellės.

Nga jashtė Skėnderbeu e godiste ushtrinė turke parreshtur, sulmonte karvanet qė e furnizonin nga Maqedonia dhe shpesh herė i detyronte tė luftonin mė tepėr pėr t'u mbrojtur nga sulmet e papritura tė shqiptarėve se sa tė vazhdonin sulmet kundėr kėshtjellės. "Ditė pėr ditė - shkruan Barleti - Skėnderbeu u binte shatorreve dhe nuk i linte asnjė ēast tė pushonin, i sulmonte parreshtur, sulej mbi to dhe u binte. Dhe sikurse njė pėrrua qė duke zbritur nga malet prej shirave tė mėdha dhe vėrshuese rrėmben ēdo gjė me vehte, pėrmbys dhe shkatėrron, ashtu edhe Skėnderbeu, duke u sulur gjithmonė fshehurazi, ku nga njė anė dhe ku nga njė tjetėr, mbi shatoret turke e armike, u shkaktonte kėrdi, dėme dhe humbje tė pamasė".

Lufta nėn muret e Krujes vazhdoi gjatė gjithė verės. Turqit patėn me mijra ushtarė tė vrarė. Shpesh herė ata u ndodhėn ngushtė edhe pėr ushqime, pėr arėsye tė sulmeve tė vazhdueshme e tė pa pritura qė shqiptarėt u bėnin karvaneve tė tyre. Sulltani iu drejtua venedikasve tė Durrėsit dhe Shkodrės, tė cilėt e furnizuan ushtrinė turke me ushqime me anėn e karvaneve tė tyre duke nxjerrė nga kjo tregėti pėrfitime tė mėdha. Skėnderbeu nė fillim protestoi te republika por kur kėta nuk hoqėn dorė, atėherė filloi t'i sulmonte edhe karvanet e venedikasve. Nė njė raport raguzan thuhet nė lidhje me kėtė: "Shkruajnė nga Shqipėria se Turku ka ngulur shatoret nėn Krujė, se Skėnderbeu po mbrohet burrėrisht dhe sikur konti i Shkodrės tė mos i shpinte miell e bukė tė freskėt turkut, ky do t'i kishte hequr shatoret". Konfiskimi i karvaneve, vrasja e disa tregetarėve venedikas nga forcat shqiptare dhe rreziku se mos rifillonin luftimet me Skėnderbeun, e shtynė senatin e republikės. Tė ndalonte furnizimin e mėtejshėm tė turqve me ushqime.

Deri nė vjeshtė, turqit, tė cilėt vazhdonin ta mbanin tė rrethuar Krujėn, bėnė edhe sulme tė tjera por mbrojtėsit qėndruan heroikisht deri nė fund. Me afrimin e dimrit dhe pasi dėshtuan orvajtjet e sulltanit pėr ta bindur Skėnderbeun tė bėnte paqė me tė kundrejt pagesės sė njė tributi, Murati u detyrua tė ngrinte shatoret dhe mė 26 tetor 1450, tė largohej pėr nė Adrianopojė. Kėshtu me gjithė rrethimin e gjatė qė vazhdoi gati katėrmuaj e gjysmė dhe me gjithė pėrdorimin e mjeteve mė moderne tė kohės, sulltan Murati i II, pėsoi njė disfatė tė plotė nėn muret e Krujės, disfatė me tė cilen ai mbylli njė jetė plot fitore tė korrura nė betejat qė zhvilloi gjatė mbretėrimit tė tij gati 30, vjeēar. Disa muaj mė vonė, Murati i II vdiq nė Adrianopojė.

Nėn muret e Krujės shqiptarėt korrėn njė fitore tė shkėlqyer. Vetė Skėnderbeu, nė letrėn qė i ka dėrguar 11 vjet mė vonė princit tė Tarantos, ka shkruar pėr kėtė fitore: "...Kundėr gjithė asaj fuqie, e mbrojta dhe e mbajta gjersa turqit u larguan me dėme dhe me turp, dhe me pak njerėz shtiva nė dorė rishtazi atė qė armiqtė e shumtė e kishin fituar pėr njė kohė tė gjatė". Fitorja pati njė jehonė zė madhe nė Shqipėri dhe nė vendet e ndryshme tė Evropės. Nė Shqipėri u rrit autoriteti i Skėnderbeut, i cili u njoh nga masat popullore si udhėheqėsi i vetėm dhe mbrojtėsi i lirisė sė tyre. Nė vendet e tjera, populli shqiptar fitoi respektin e pėrgjithshėm kurse Skėnderbeu u njoh nga opinioni publik evropian si njė nga kapitenėt mė tė shkėlqyer tė kohės. Shprehje e kėsaj konsiderate qe ardhja e delegacioneve tė shumta pėr tė pėrgėzuar Skėnderbeun pėr fitoren e madhe.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://dia-miki.piczo.com
 
Rrethimi i pare i Krujes(1450)
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
dia-miki.tk :: Diskutime Shoqerore :: Historia shqiptare-
Kėrce tek: