dia-miki.tk

Bashkepuntore:arberzhu-bi.the-up.com
 
ForumForum  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  Lista AnėtarėveLista Anėtarėve  Grupet e AnėtarėveGrupet e Anėtarėve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Rrethimi i dyte i Krujes(1468)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
diamant
Udheheqes i forumit
avatar

Numri i postimeve : 65
Join date : 06/03/2008
Age : 22

MesazhTitulli: Rrethimi i dyte i Krujes(1468)   Sat Mar 08, 2008 1:09 am

Rrethimi i Dytė i Krujės (1468)



Mė 1464 filloi pėr shqiptarėt periudha e fundit e rezistencės sė udhėhequr nga Skėnderbeu kundėr shkelėsve turq. Tani sulltan Mehmeti i II dėrgoi kundėr Shqipėrisė njė varg ekspeditash, qėllimi i tė cilave ishte tė shkretonin krejtėsisht vendin pėr tė shteruar burimet ekonomike e financiare, tė lodhnin dhe tė demoralizonin forcat shqiptare pėr tė pėrgatitur kėshtu terenin e grushtit pėrfundimtar.


Megjithatė shqiptarėt nuk u ligėshtuan por i pėrballuan me tė gjitha forcat e tyre hordhitė e egėrsuara otomame. Mė 14 gusht 1464 nė afėrsitė e Ohrit, shqitarėt, tė udhėhequr gjithėnjė nga Skėnderbeu, i dėrmuan plotėsisht ushtritė turke nėn komandėn e Sheremet Beut. Mė 1465, sulItan Mehmeti i II ia ngarkoi barrėn e ekspeditave njė renegati shqiptar, Ballaban Pashės, njė nga ushtarakėt mė tė shquar tė perandorisė sė osmanllijve. Brėnda vitit Ballabani kryesoi katėr ekspedita kundėr Shqipėrisė . Ekspedita e parė u krye nė prill. Beteja u zhvillua nė fushėn e Vajkalit, nė Bulqizė dhe pėrfundoi me thyerjen e ushtrive turke. Por fitorja kushtoi shumė shtrenjtė. Ballabani dijti ta tėrhiqte ushtrinė turke nga beteja pa pėsuar dėme tė mėdha dhe njėkohesisht tė kapte gjallė disa qindra robėr shqiptarė, bashkė me ta dhe 8 nga komandantėt mė tė shquar tė Skėnderbeut, midis tė cilėve edhe Moisi Golemin.

Komandantėt e zėnė rob u qėndruan heroikisht deri sa vdiqėn, torturave tė turqve. Ekspedita e dytė u krye nė qershor dhe e treta nė korrik, por nė tė dy rastet Ballaban Pasha u thye shumė keq. Nė gusht tė atij vit, kundėr Shqipėrisė erdhėn dy ushtri turke njėkohėsisht nga dy drejtime tė ndryshme, njėra nėn komandėn e Ballaban Pashės nga Maqedonia dhe tjetra nėn atė tė Jakup Arnautit nga sanxhaku i Shqipėrisė. Por Skėnderbeu, nė krye tė ushtrisė shqiptare theu mė parė Ballaban Pashėn nė fushėn e Vajkalit dhe pas disa ditėsh ushtrinė tjetėr turke nė fushėn e Kasharit, ku mbeti i vrarė edhe komandanti i saj, Jakup Arnauti.

Duke kujtuar se tashmė ishin krijuar kushtet pėr tė shkatėrruar qėndresėn shqiptare, sulltan Mehmeti i II vendosi mė nė fund tė vinte vetė nė Shqipėri. Nė qershor tė vitit 1466 nė krye tė armatės sė jenicerėve dhe tė ushtrive tė Anadollit e tė Rumelisė, prej rreth 150 mijė vetėsh, duke ardhur nga ana e Manastirit, hyri nė Shqipėri, pėrshkoi luginėn e Shkumbinit dhe iu drejtua Krujės. Me kėtė ekspeditė lufta e madhe shqiptare-turke arriti kulmin. Kronistėt turq, tė cilėt na japin lajme mjaft interesante pėr kėtė ekspeditė, thonė se kėtė radhė sulltan Fatihu kishte vendosur tė shtypte me ēdo kusht rezistencėn shqiptare duke pėrdorur tė gjitha mjetet e mundėshme, bashkė me to ēfarosjen e popullsisė vėndase. Shqiptarėt, tė cilėt e parashikonin tėrbimin e turqve, e dinin se kėtė radhė mė tepėr se herė tjera, ishin tė detyruar tė luftonin pėr jetė a pėr vdekje. Pėr kėtė arėsye, sikurse shėnon Dursun Beu, kur ushtritė turke hynė nė Shqipėri, shqiptarėt kishin braktisur fushat e luginat, ishin tėrhequr nė male tė thepisura dhe nė gryka tė ngushta ku kishin marrė masa mbrojtėse.

Ushtrinė e vet sulltani e ndau nė dy pjesė. Njėra nga ato rrethoi Krujėn. Tjetra mori urdhėr tė ndiqte ēetat shqiptare qė sulmonin prapa krahėve ushtrinė dhe karvanet turke. Osmanllijtė, pohon kronisti Qemal Pasha-Zade, - pėr shkak tė dėmeve tė mėdha qė pėsuan me shqiptarėt u treguan kėtu tė tmerrshėm dhe s'lanė bimė mbi tokė". Reparte turke tė stėrvitura nė luftimet e maleve, i ndoqėn shqiptarėt deri nė thellėsi, por kudo ndeshėn nė njė qėndresė tė pabesueshme. Gjatė kėtyre operacioneve, thotė Dursun-Beu, me urdhėr tė padishahut u vra pa mėshirė, cilido qė u zu gjallė, vendi u plaēkit tmerrėsisht, gratė dhe fėmijėt u morėn robėr. Plaēka e luftės qe aq e madhe, shton Qemal Pashė-Zadeja, sa pėr tė mos e lėnė atė nė duart e shqiptarėve, kuajtė e ngarkuar rėndė ngordhėn rrugės. Me gjithė dėmet e mėdha, shqiptarėt u rėzistuan heroikisht kėtyre operacioneve. Kronisti bizantin i sulltan Fatihut, Kritobuli nga Imbrosi, qė e vėzhgoi sė afėrmi kėtė luftė, thotė se shqiptaret preferonin mė mire vdekjen se sa tė binin nė duart e turqve. "Disa ilirianė (shqiptarė) shkruan Kritobuli duke parė se ndiqeshin nga hoplitėt dhe pasi nuk gjetėn asnjė vend pėr t'u strehuar, u hodhėn poshtė qė nga shkėmbejt, nė hapėsirėn e pėrrejve dhe u vranė."

Me pjesėn tjetėr tė ushtrisė, Mehmeti i II. duke patur prane edhe Ballaban Pashėn e shtrėngoi rrethimin e Krujės. Si mė 1450 edhe tani, Skėnderbeu kishte lėnė nė kėshtjellė njė garnizon prej 4 mijė vetėsh, nėn komandėn e Tanush Topisė ,kurse vetė me pjesėn tjetėr tė ushtrisė prej rreth 8 mijė vetėsh, kishte qėndruar jashtė. Edhe kėtė radhė, Kruja u qėndroj gjyleve tė mėdha dhe sulmeve tė pėrgjithėshme tė turqve. Skėnderbeu si dhe mė parė nga jashtė, me sulmet e tij tė shpeshta, i shkaktoi dėme tė shumta ushtrisė sė panumėrt tė osmanllijve. Sulltani i drejtoi vetė operacionet e rrethimit pėr dy muaj me radhė. Nė gusht ky u bind se Kruja nuk mund tė merrej dot as kėtė radhė. Kėshtu Pushtuesi i Stambollit, sulltani qė kishte projektuar planin e pushtimit tė Italisė, u mbulua me turp nėn muret e Krujės.

Nė gusht ai me njė pjesė tė ushtrisė u largua nga kampi i Krujės duke lėnė aty Ballaban Pashėn me 80 mijė ushtarė pėr tė vazhduar rrethimin derisa tė detyronte garnizonin tė dorezohej nga uria. Pėr t'i siguruar njė pikėmbėshtetje tė sigurtė ushtrisė turke qė la nė Shqipėri, Mehmeti i II ndėrtoi, nė luginėn e Shkumbinit, mbi gėrmadhat e kalasė vjetėr tė Valmit, njė kala tė re, sė cilės i vuri emrin arabisht Ilbasan (vend qė sundon). Nė njė letėr qė Mehmeti i II i dėrgoi birit tė tij, Bajazitit, i thoshte ndėr tė tjera se kalaja e re ishte ndėrtuar nė vėndin mė tė pėrshtatshėm dhe do tė shėrbente si bazė pėr pushtimin e Shqipėrisė. Sulltani e bėri Elbasanin po nė atė kohė edhe qendėr sanxhaku duke lidhur pas tij krahinat nė veri tė lumit Devoll e Seman tė cilat nė organizimin e vitit 1432 ishin pėrfshirė nė sanxhakun e Shqipėrisė. Me kėtė organizim tė ri sanxhaku i Shqipėrisė u suprimua. Nė vend tė tij tani kishte dy sanxhaqe; njėri nė Shqipėrinė e mesme me qendėr Elbasanin, tė cilit iu ngarkua barra tė nėnshtronte krahinat qė ndodheshin nė kontrollin e Skėnderbeut, tjetri nė jug me qėndėr nė Vlorė, i cili do tė shėrbente si bazė pėr pėrgatitjen e ekspeditė qė Fatihu ėndėrronte gjithnjė tė kryente nė Itali. Pėr tė plotėsuar organizimin ushtarak-administrativ, sulltani urdhėroi tė bėhej edhe njė herė regjistrimi i tokave nė defterin e hollėsishėm.

Nė vjeshtė, pasi kishte pėrfunduar ndėrtimi i kalasė, sulltani u largua nga Shqipėria. Gjatė rrugės prej Elbasanit nė Dibėr, ai rrethoi dhe pushtoi qytetin e Qidhnės, ku ishin strehuar rreth 10 mijė gra, pleq e fėmij, tė larguar nga krahinat fushore dhe pasi i shtiu nė dorė, i masakroi barbarisht si hakmarrje pėr disfatėn e turpshme.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://dia-miki.piczo.com
 
Rrethimi i dyte i Krujes(1468)
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
dia-miki.tk :: Diskutime Shoqerore :: Historia shqiptare-
Kėrce tek: