dia-miki.tk

Bashkepuntore:arberzhu-bi.the-up.com
 
ForumForum  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  Lista AnėtarėveLista Anėtarėve  Grupet e AnėtarėveGrupet e Anėtarėve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Rrethimi i trete i Krujes-Vdekja e Skenderbeut

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
diamant
Udheheqes i forumit
avatar

Numri i postimeve : 65
Join date : 06/03/2008
Age : 22

MesazhTitulli: Rrethimi i trete i Krujes-Vdekja e Skenderbeut   Sat Mar 08, 2008 1:11 am

Rrethimi i Tretė i Krujės - Vdekja e Skėnderbeut



Pas largimit tė sulltanit, Skėnderbeu u pėrpoq, tė ēlironte Krujėn nga rrethimi dhe tė shtinte nė dorė kalanė e Elbasanit, por nuk i a arriti dot. Dimri po afronte dhe gjėndja e Shqipėrisė ishte tmerėsisht e vajtueshtme. Mehmeti i II me vandalizmat e tij e kishte shkatėrruar nė njė mėnyrė tė pashėrueshme vendin, sa s'kishte mbetur, siē thotė Qemal Pashė-Zadeja, "as dhelpėr as ujk pa rėnė nė kthetrat e pushtuesit tė botės". Vėndin e kėrcėnonte uria. Popullsia e masakruar ishte rralluar. Rinia shqiptare ishte ēfarosur gjatė luftave tė shpeshta tė viteve tė fundit. Ushtria shqiptare qė po vazhdonte luftėn me shpirt nė dhėmbė, kishte nevojė pėr armė, municione dhe ushqime.

Pėr tė pėrballuar gjėndjen tepėr kritike, Skėnderbeu u bėri aleatėve tė tij njė thirrje tė fundit pėr ndihmė. Ai dėrgoi ambasadorė nė Hungari, Venedik e Raguzė. Nė dhjetor 1466, Skėnderbeu u nis vetė nė Rome, pėr ta bindur papėn Pal i II mbi nevojėn domosdoshme tė ndihmave. Skėnderbeu arriti nė Romė, mė 12 dhjetor, i veshur me zhgunin qė mbante gjatė luftės dhe i shoqėruar me pak kalorės, ku u prit me nderime prej kardinalėve. Qyteti i Romės i bėri Skėnderbeut njė pritje madhėshtore, tė denjė pėr njė udhėheqės tė mbuluar me lavdi. "Si hyri nė Romė , tė cilėn e kishte mbuluar kishte me zulmėn e emrit dhe trimėrisė sė vet - shkruan njė dėshmitar - menjėherė doli nė praninė e papės, dhe sa u muar vesh kjo punė nga romakėt, nga tė gjithė anėt, qe njė lėvizie dhe njė rendje e pabesueshme njerėzish pėr tė parė dhe pėr tė nderuar, dhe Pali kur e pa Gjergjin, u ēudit pėr pamjen e atij burri tė fortė dhe e priti me nderime shumė tė mėdha". Ai i dha atij njė relikė tė shenjtė dhe njė shumė tė pakėt tė hollash "qė nuk mund tė zihen nė gojė, - thotė njė shkrimtar bashkėkohas, - pa u skuqur nga turpi ēdo i krishterė". Pas bisedimeve tė gjata Skėnderbeu e bindi nė fund koncistorin roman t'i jepte atij njė ndihmė prej 5 mijė dukatash. Nga Roma, Skėnderbeu shkoi nė Napoli por edhe Ferdinandi nuk i dha veēse disa ndihma tė kufizuara, pak ushqime e municione dhe njė mijė dukata.

Skėnderbeu u kthye nė Shqipėri, nė fillim tė prillit 1467 ku iu drejtua edhe njė here masave popullore tė Shqipėrisė pėr tė bėrė sakrificėn supreme. Masat fshatare, si kurdoherė, edhe tani i u pėrgjgjėn thirrjes sė udhėheqėsit tė tyre. Me ushtrinė qė organizoi me tė shpejtė sė bashku me Lekė Dukagjinin, duke pasur edhe ndihmėn e disa reparteve venedikase tė Shkodrės, Skėnderbeu filloi sulmin kundėr ushtrive tė Ballaban Pashės qė mbante gjithnjė tė rrethuar Krujėn. Njė ushtri turke qė i vinte nė ndihmė Ballaban Pashės, nėn komandėn e vėllait tė tij, u thye pa i u afruar akoma Krujės. Pastaj Skėnderbeu, i ndihmuar nga garnizoni i rrethuar qė doli nga kėshtjella, kreu njė sulm vendimtar mbi ushtrinė turke dhe i shkaktoi njė disfatė tė plotė. Vetė Ballabani mbeti i vrarė kurse ushtria turke u tėrhoq e shpartalluar. Skėnderbeu rrethoi pastaj Elbasanin por duke mos pasur artileri pėrsėri nuk e mori dot.

Disfata e Ballaban Pashės e egėrsoi edhe mė tepėr sulltan Fatihun, i cili vazhdonte ta konsideronte rezistencėn shqiptare si problemin kryesor tė politikės sė tij. Nė korrikun e vitit 1467, nė krye tė ushtrisė sė perandorisė, Mehmeti i II, u nis pėrsėri kundėr Shqipėrisė dhe e rrethoj Krujėn pėr tė tretėn herė. Kėtė radhė Fatihu kishte vendosur, siē thonė kronistėt turq, tė mos kthehej pa e shkatėrruar ēerdhen e rezistencės shqiptare qė ishte bėrė tashmė simboli i rezistencės evropiane kundėr invazorėve turq. Edhe kėtė vit turqit i pėrsėritėn masakrat e vitit tė kaluar. Nė njė letėr tjetėr tė tij,Fatihu duke bėrė fjalė pėr ekspeditėn e kėtij viti, shkruan se ushtritė turke tė Anadollit dhe tė Rumelisė u ndeshėn me ushtritė shqiptare nė luginėn e Buzurshekut (ndoshta nė luginėn e Shkumbinit) dhe midis tyre u zhvillua njė e pėrgjakėshme, nė tė cilėn tė dy palėt patėn humbje tepėr tė mėdha. Duke e mbajtur Krujėn tė rrethuar, me pjesėn kryesore tė ushtrisė, Mehmeti i II sulmoi gjithashtu Durrėsin dhe Shkodrėn duke plaēkitur dhe djegur vendin, por edhe kėto nuk i pushtoi dot. Gjatė kėsaj, ekspedite, shėnon kronisti Kritobul, turqve "asgjė nuk u shpėtoi dhe asgjė nuk u mbeti e fshehur nga gjithė ato qė s'mund tė arriheshin dot, qė ishin tė largėta, tė egėra dhe tė fshehura brėnda tokės. Brenda 15 ditėve qė qėndroi Mehmeti i II, ushtritė e shumta turke u pėrpoqėn tė ēfarosnin pa mėshirė tė gjithė popullsinė e vendit. Por edhe kėtė radhė shqiptarėt luftuan me heroizėm duke tėrhequr edhe njė herė mė shumė admirimin e gjithė botės sė qytetėruar, qė e ndiqte me interesim fatin e kėsaj lufte fatale pėr Shqipėrinė. Fatihu nuk e pushtoi dot Krujėn as kėtė radhė. "Duke parė, - thotė Kritobuli, - se do tė ishte e pamundur ta merrte (Krujėn) me sulm me anėn e armėve" ai u largua i turpėruar nė gusht pėr nė Konstandinopojė duke lėnė aty njė pjesė tė ushtrisė sė tij qė ta vazhdonte rrethimin e kėshtjellės. Por me largimin e tij ushtria shqiptare sulmoi dhe e theu ushtrinė turke duke e shpėtuar edhe kėsaj here Krujėn.

Fitoret e arritura shqiptarėt i paguan shumė shtrenjtė. Shpresat pėr ndihma nga jashtė pothuajse ishin prerė. Vetėm Venediku, qė vazhdonte tė ishte nė luftė me turqit, i dha Skėnderbeut njė ndihmė prej 3 mijė dukätash dhe disa qindra ushtarė, duke nxitur qė tė sulmonte Elbasanin. Republika ishte mjaft e shqetėsuar sepse sanxhakbeut tė Elbasanit i qe ngarkuar detyra tė sulmonte Durrėsin e ta pėrfshinte nė sanxhakun e vet. Duke marrė Durrėsin, turqit, tė cilėt kishin nė duart e veta edhe Vlorėn, vinin nė rrezik epėrsinė e republikės nė Adriatik. Dėbimi i turqve nga Elbasani ishte nė radhė tė parė nė interesė tė vetė shqiptarėve. Skėnderbeu e shikonte se me ndihmat e pakta tė Venedikut nuk mund tė pėrballohej mė lufta plot sakrifica kundėr osmanllijve. Pėr tė kėrkuar burime tė reja, tė cilat i kishte gjetur vazhdimisht nė vend, thirri nė janar tė vitit 1468 nė Lezhė, njė kuvend tė krerėve shqiptarė. Nė pragun e kuvendit njė ushtri turke, duke ardhur nga Kosova, sulmoi Shhkodrėn. Skėnderbeu, i cili ato ditė ndodhej i sėmurė nė Lezhė, nuk mundi tė merrte pjesė nė luftime. Ushtria shqiptare kėtė radhė luftoi pa komandantin e vet dhe korri mbi turqit njė fitore tjetėr. Pas pak ditėsh mė 17 janar 1468 i mbuluar me njė lavdi tė pėrjetėshme, Gjergj Kastrioti Skėnderbeu, vdiq nė Lezhė. Ai u varros po aty nė katedralen e Shėn-Kollit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://dia-miki.piczo.com
 
Rrethimi i trete i Krujes-Vdekja e Skenderbeut
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
dia-miki.tk :: Diskutime Shoqerore :: Historia shqiptare-
Kėrce tek: