dia-miki.tk

Bashkepuntore:arberzhu-bi.the-up.com
 
ForumForum  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  Lista AnėtarėveLista Anėtarėve  Grupet e AnėtarėveGrupet e Anėtarėve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Rrethimi i katert i Krujes pas vdekjes se Skenderbeut(1476-1478)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
diamant
Udheheqes i forumit
avatar

Numri i postimeve : 65
Join date : 06/03/2008
Age : 22

MesazhTitulli: Rrethimi i katert i Krujes pas vdekjes se Skenderbeut(1476-1478)   Sat Mar 08, 2008 1:12 am

Rrethimi i Katėrt i Krujės (1476-1478)



Me vdekjen e Skėnderbeut populli shqiptar mbeti pa udhėheqėsin e vet tė shquar nė ēastin mė tragjik tė historisė sė tij. Nga njėra anė qėndronin turqit e egėrsuar, forca ushtarake e tė cilėve po rritej. Nga ana tjetėr shtetet evropiane vazhdonin tė ishin tė pėrēara pa shpresė se do tė ndėrmernin ndonjė fushatė serioze tė pėrbashkėt kundėr osmanllijve. Brenda nė Shqipėri, tani, nuk kishte ndonjė personalitet qė tė gėzonte edhe aftėsitė ushtarak, edhe autoritetin politik pėr tė cilėn kishte nevojė rezistenca shqiptare. Biri i Skėnderbeut, Gjoni, ishte shumė i ri pėr tė zėnė vendir e udhėheqėsit. Bile, bashkė me t'ėmėn, ai e la vendin dhe u vendos nė Mbretėrinė e Napolit, nė feudet qė Ferdinandi i kishte dhuruar si shpėrblim Skėnderbeut. Krerėt e tjerė feudalė, i humbėn shpresat pėr fitore dhe njėri pas tjetrit ose e braktisėn vendin dhe shkuan pėrtej detit ose dezertuan dhe u bashkuan me armikun. Masa tė mėdha fshatarėsh, sidomos nga viset e ulta, pėr t'i shpėtuar zgjedhės turke, zgjodhėn si rrugė shpėtimi mėrgimin jashtė vendit dhe u vendosėn nė Itali dhe nė qytetet e Dalmacisė.

Megjithatė pjesa e popullsisė qė mbeti e vazhdoi luftėn kundėr turqve. Nė krye tė forcave shqiptare u vu Lekė Dukagjini, zotėrimet tė cilit ishin drejtpėrdrejt nė rrezik tani qė turqit i pėrqėndruan sulmet e tyre kundėr kalave tė Shqipėrisė sė veriut (Lezhės, Drishtit, Danjės, Shkodrės). Tani Republika e Venedikut e cila vazhdonte tė ishte nė luftė me turqit, tregonte njė interesim mė tė madh pėr rezistencėn shqiptare. Sidomos mė 1470 kur pėsoi disfata tė rėnda nė Greqi, ajo u pėrpoq tė ndihmonte Lekė Dukagjinin, qė ta vazhdonte luftėn kundėr turqve me qėllim qė tė shpėtonte zotėrimet e saj nė Shqipėri dhe tė siguronte kushte mė tė mira nė paqėn qė pėrpiqej tė lidhte me turqit. Lekė Dukagjini, duke pasur nevojė pėr ndihmėn e republikės, hyri krejtėsisht nėn mbrojtjen e saj. Mbrojtjen e qyteteve e morėn tashti pėrsipėr kryesisht forcat shqiptare.

Sulltan Fatihu kujtoi se me vdekjen e Skėnderbeut do ta thyente lehtė rezistencėn shqiptare. Pėr kėtė qėllim ai nisi kundėr Shqipėrisė repartet kinxhijve turq, tė cilėt dy here nė vit, nė kohėn e korrjeve dhe tė mbjelljeve, pėrshkonin me zjarr e me hekur krejt vendin e panėnshtruar. Por edhe kėto vale shkatėrrimtare nuk e thyen dot moralin e shqiptarėve.

Mė 1474, njė ushtri e madhe turke e udhėhequr nga bejlerbeu i Rumeli Sulejman Pasha, u drejtua kundėr Shqiperisė sė veriut, pėr tė marrė Shkodrėn. Mehmeti i II ngutej ta mposhte rezistencėn shqiptare pėr tė kaluar sa mė parė nė Itali. Turqit e rrethuan Shkodrėn dhe e bombarduan pėr njė muaj rresht me artileri, por kėshtjellėn nuk e morėn dot. Lėvizja nė drejtim tė jugut e ushtrive hungareze tė mbretit Mathias, e detyroi sulltanin ta pezullonte pėrkohėsisht rrethimin e Shkodrės. Nė vend tė Sulejman Pashės, i cili u dėrgua nė fronte tė tjera, Fatihu dėrgoi sanxhakbeun e Bosnjes, Skėnder Pashėn i cili u dėrgua nė fronte tė tjera , Fatiu dėrgoi sanxhakbeun e Bosnjes Skėnder Pashėn, qė ta shkretonte me anėn e akinxhijve gjithė Shqipėrinė veriore.

Pak mė vonė Mehmeti i II pėsoi dy disfata tė mėdha, njėrėn nė Hungari, tjetrėn nė Lepant. Pėr tė kompensuar kėto dy humbje Fatihu, kėrkoi tė pushtonte po atė vit Shkodrėn dhe me kėtė barrė, ngarkoi gjeneralin e vet tė shquar Gjedik Ahmet Pashėn, njė devsh shqiptar, por ky nuk pranoi tė merrte pėrsipėr kėtė detyrė ndoshta sepse nuk donte, sipas kronistit turk Hami Danishment, tė luftonte kundėr bashkatdhetarėve tė tij ose parashikonte, sipas kronistit Ahmet Bahaudin, se do tė pėsonte disfatė si dhe komandantėt e mėparshėm turq. Gjedik Ahmet Pasha u burgos dhe organizimin e ekspedites kundėr Shqipėrisė mori nė dorė vetė sulltani.

Ekspedita u pėrgatit pėr njė kohė tė gjatė. Para sė gjithash u dėrguan reparte speciale tė cilat sheshuan rrugėt dhe ndreqėn urat. Pastaj nė vitin 1476, njė ushtri e madhe turke nėn komandėn e Ahmet Bej Evrenozit erdhi nė Shqipėri dhe rrethoi pėr tė katėrtėn herė Krujėn me qėllim qe ta mbante tė bllokuar deri sa ta detyronte tė dorėzohej nga uria. Rrethimi vazhdoi edhe nė vitin 1477. Nga bllokimi i gjatė ushqimet mbaruan dhe uria arriti kulmin duke e bėrė tė dėshpėrueshme gjendjen e tė rrethuarve. Njė ushtri shqiptaro-venedikase e udhėhequr nga Lekė Dukagjini dhe Antonio Loredano i vajti nė ndihmė qytetit tė rrethuar. Mė 2 shtator 1477 ata sulmuan ushtrinė turke dhe pas njė lufte tė ashpėr nė tė cilėn mori pjesė edhe garnizoni i Krujės qė doli nga kėshtjella e thyen Ahmet Bej Evrenozin. Por forcat shqiptare e venedikase nuk ditėn ta shfrytėzonin fitoren e tyre. Duke rėnė pas plaēkės, ata i dhanė mundėsinė komandantit turk ta grumbuIlonte pėrsėri ushtrinė dhe t'i sulmonte duke i thyer ata keqas. Pastaj Ahmet Bej Evrenozi vazhdoi pėrsėri bllokimin e keshtjellės.

Me 1478 kundėr Shqipėrisė u nis edhe vetė sulltan Mehmeti i II me pjesėn tjetėr tė ushtrive turke, i vendosur t'i jepte fund me ēdo kusht rezistencės shqiptare, tė pushtonte Shkodrėn dhe qytetet e tjera. Pėr tė katėrtėn herė sulltani pushtues u duk pėrsėri nėn muret e Krujės qė po rezistonte heroikisht. Por tani gjėndja e tė rrethuarve ishte keqėsuar aq shumė, sa pėrveē, ushqimeve ata tani, nuk kishin as armė me se tė mbroheshin. Tė shtrėnguar nga uria dhe nga mungesa e armėve, mbrojtėsit e Krujės, mė nė fund, pranuan, mė 16 qershor 1478 propozimin e sulltanit qė tė dorėzonin kėshtjllėn kundrejt sė drejtės pėr t'u larguar tė lirė nga qyteti. Por Mehmeti i II e theu fjalėn. Me urdhėrin e tij, turqit u ranė me tė pabesė mbrojtėsve heroikė qė po linin qytetin bashkė me familjet e tyre. Njė pjesė e madhe u therėn nė vend ndėrsa gratė e fėmijtė u shitėn si skllevėr.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://dia-miki.piczo.com
 
Rrethimi i katert i Krujes pas vdekjes se Skenderbeut(1476-1478)
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
dia-miki.tk :: Diskutime Shoqerore :: Historia shqiptare-
Kėrce tek: