dia-miki.tk

Bashkepuntore:arberzhu-bi.the-up.com
 
ForumForum  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  Lista AnėtarėveLista Anėtarėve  Grupet e AnėtarėveGrupet e Anėtarėve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Zoterimet e Kastrioteve

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
diamant
Udheheqes i forumit
avatar

Numri i postimeve : 65
Join date : 06/03/2008
Age : 22

MesazhTitulli: Zoterimet e Kastrioteve   Sat Mar 08, 2008 1:18 am

Zotėrimet e Kastriotėve



Kastriotėt ishin njė familje feudale shqiptare. Si dhe te shumica e bujarėve tė tjerė, mbiemri i tyre ėshtė i lidhur me emrin e njė vendi. Nė shqipėri ka disa fshatra me emrat Kastriot (Peshkopi), Kastri (Mirditė), Kastra (Shkodėr dhe Tropojė)etj. Burime tė pavarura nga njeri tjetri siē janė shkrimtari shqpitar Frat Bardhi, kronisti raguzan P. Lukari, dhe njė akt i gjetur nė njė kuvend franēeskan Hungari dhe i botuar nga studiozi E. Fermenxhin, pohojnė Skėnderbeu dhe prindėrit e tij quheshin Kastriotė sepse qenė nga fshati Kastrat i krahinės sė Hasit nė pjesėn verilindore tė Shqipėrisė sė sotme, i banuar krejtėsisht nga shqiptarė. Nė disa burime Kastriotėt mbajnė edhe mbiemėr tė dytė, Mazarek, tė cilin e gjejmė sot si emėr fshati, ndėr tė tjera, edhe nė krahin e Hasit.

Si feudalė, Kastriotėt nuk kanė njė origjinė tė largėt. Sipas njė gjenealogjie fantaziste tė shkruar nga fisniku shqiptar i shek. XVI Andrea Engjėlli, gjyshi i Skėnderbeut quhej Gjergj Kastrioti dhe stėrgjyshi i tij Kostandin. Historiografi i njohur austriak, J. Hammer (shek. XIX), pėrmend nė veprėn e tij "Historia e Perandorisė Osmane"", njė princ shqiptar me emėr: Gjergj Kastrioti i cili mori pjesė nė betejėn e Kosovės mė 1389. Por kėto pohime nuk kanė gjetur deri mė sot mbėshtetje nė burimet dokumentare tė cilat nuk bėjnė fare fjalė pėr njė princ e sundimtar me emrin Gjergj Kastrioti. Si duket Hammeri ka ngatėruar emrin e Gjergj Kastriotit me emrin e Gjergj Balshės, i cili. nė tė vėrtetė ka marrė pjesė nė betejėn e Kosovės. Sipas njoftimeve qė jep bujari shqiptar Gjon Muzaka, bashkėluftėtar i Skėnderbeut dhe njohės i mirė i fisnikėve shqiptarė me tė cilėt kishte edhe marrėdhėnie familjare, gjyshi i Skėnderbeut quhej Pal Kastrioti.

Sipas tė thėnave tė kronistit Muzakas, Pal Kastrioti kishte nėn zotėrimin e vet feudal vetėm dy fshatra, Sinjėn dhe Gardhin e Poshtėm, qė ndodheshin nė luginėn e Drinit, nė rrethin e Dibrės sė Poshtme, sot rrethi i Peshkopisė. Si duket, Pal Kastrioti ishte njė feudal i vogėl nė shkallėn e njė pronari.

Biri i Palit. Gjon Kastrioti, e filloi veprimtarinė e vet politike nė fund tė shek. XIV, nė kohėn kur turqit u dyndėn nė tokat e Shqipėrisė. Duke pėrfituar nga dobėsimi dhe ēthurja e principatave shqiptare, Gjoni e shtriu sundimin e vet nė krahinėn e Dibrės, pastaj nė atė tė Matit dhe nė dhjetėvjeēarin e parė tė shek. XV doli nė viset bregdetare, duke pėrfshirė kėshtu nėn ndikimin e vet edhe peshkopatėn e Arbėrisė. Por, me sa duket, Krujėn nuk e shtiu dot nė dorė.

Pas disfatės sė Ankarasė, duke pėrfituar nga lehtėsimi i presionit turk, Gjoni vazhdoi t'i zgjeronte edhe mė tej zotėrimet e veta, tė cilat tashmė ishin bėrė fqinje me zotėrimet mė tė rėndėsishme feudale tė Shqipėrisė. Ai hyri gjithashtu nė marrėdhėnie me Venedikun dhe lidhi marreveshje miqėsore me tė. Por mė 1410 gjendja e tij u keqėsua pėrsėri. Kėtė vit, nėn kėrcėnimin e Musajt, njė nga djemtė e sulltan Bajazidit, i cili kishte siguruar sundimin nė Maqedoni dhe pretendonte fronin turk, Gjon Kastrioti qe detyruar ti jepte peng atij njė nga katėr djemtė e tij. Emri i djalit nuk pėrmendet nė letėr, por ka mundesi tė ketė qenė mė i madhi nga djemtė e Gjonit, Stanishi.

Dobėsimi i Turqisė gjatė luftės pėr fron, i dha rast Gjon Kastriotit tė shkėputet pėrsėri nga vartėsia e turqve, sidomos nga ajo e sulltan Musajt, i cili kishte hyrė nė luftė kundėr vėllajt tė tij sulltan Mehmetit. Mė 1411 ai u afrua me Republikėn e Venedikut dhe pak mė vonė me atė tė Raguzės, tė cilat e njohėn atė pėr aleat dhe i dhanė qytetarinė e nderit. Por mė 1415, kur ushtritė turke depėrtuan nė Shqipėri, Gjon Kastrioti si duket u nėnshtrua, pasi mė 1416 atė e gjejmė vasal tė sulltan Mehmetit tė I. Si vasal ai i ruajti zotėrimet e veta, ndoshta i zgjeroi edhe mė tepėr. Nga njė marrėveshje tregėtare-doganore qė Gjoni lidhi mė 1420 me Republikėn e Raguzės, tė cilin e ka nėnshkruar nė emrin e vet dhe tė djemėve tė tij, kufijtė e kėtyre zotėrimeve pėrcaktoheshin prej Shfadaje nė jug tė Lezhės deri nė Prizren.

Megjithėse vasal, Gjon Kastrioti vazhdoi tė zhvillonte edhe njė politikė mė vehte me fqinjėt e tij, serbėt dhe venedikasit. Mė 1422 ai i dėrgoi despotit tė Sėrbisė Stefan Lazereviēit, nė ndihmė njė djalė tė tij nė luftėn kundėr Republikės sė Venedikut pėr t'i marrė kėsaj Shkodrėn. Por nė vitin tjetėr, mė 1423, ai u tėrhoq nga lufta dhe hyri ndėrmjetės pėr paqėn qė u lidh midis Venedikut dhe Serbisė.

Nė vitin 1423, kur sulltan Murati i II filloi fushatėn pėr tė forcuar pushtetin turk edhe nė Shqipėri, Gjon Kastrioti mundi pėrsėri t'i ruante zotėrimet e veta. Kėtė radhė sulltani e detyroi atė tė dėrgonte peng, si duket, tre djemtė e tij.

Ashtu si Gjon Kastrioti, i ruajtėn nė kėto vite zotėrimet e veta edhe fqinjėt e tij, nė veri Pal Dukagjini dhe nė jug Gjergj Arianiti, tė cilėt ishin shpallur edhe ata vasalė tė sulltanit. Por nga kėto, zotėrimet mė tė rėndėsishme u bėnė ato tė Kastriotėve. Kėto shtriheshin nė pjesėn qėndrore tė Shqipėrisė nga ku kalonin rrugėt qė lidhnin krahinat veriore me ato jugore dhe viset bregdetare me ato tė pjesės lindore tė Shqipėrisė. Nė kufijtė e zotėrimeve tė Kastriotėve kishte njė varg kėshtjellash qė mbronin shtigjet nga ku kalonin rrugėt mė tė rėndesishme tė kohės, si ajo e Petrelės, nė jug tė Tiranės, Gurit tė Bardhė nė Mat, Stelushit nė Murrė, Sfetigradit nė luginėn e Drinit midis Dibrės dhe Ohrit etj. Ndoshta nė kėtė kohė Gjoni kishte marrė pėrkohėsisht nga turqit, si vasal i sulltanit, edhe qytetin e Krujės. Pėrveē marrėdhėnieve qė Gjoni vazhdonte t'i mbante me shtetet e huaja, ai kishte lidhur me anė martesash miqėsi edhe me disa zotėr feudalė arbėreshė. Tri nga pesė vajzat e tij ishin martuar ose u martuan me bujarė nga familjet feudale tė Topiajve, Muzakėve dhe Arianitėve. Njė vajzė tjetėr ishte martuar me princin e Zetės, Stefan Cernojeviēin.

Nė zotėrimet e veta Gjon Kastrioti kishte prona feudale ku ishin vendosur fshatarė-bujkrobėr. Nė njė marrėveshje qė ai lidhi me Venedikun, republika mori pėrsipėr t'ia kthente Gjonit bujkėrobrit qė strehoheshin nė zotėrimet e saj. Nė njė akt tė vitit 1426, me tė cilin Gjon Kastrioti sė bashku me tė katėr djemtė e vet i dhuruan manastirit tė Hilandarit, nė Malin e Shenjtė, dy fshatra tė Rekės, Radostushen dhe Trebishtin, janė numėruar detyrimet qė Gjoni merrte nė natyrė angari e nė tė holla nga fshatarėt si zot i tyre feudal. Dhe kėshtu, thuhet nė aktin e dhurimit, duke i dhuruar nė dobi tė manastirit kėto dy fshatra, unė i liroj ata nga ēdo angari e madhe dhe e vogėl, me tė gjitha detyrimet pėr haraēin mbretėror dhe pėr taksat e shtetit dhe tė gjitha kėto ia jap manastirit tė shenjtė, tė mos ketė nė kėtė krahinė as qefali as zot, as psarė, tė mos tė japin atyre tė dhjetė as pėr drithė, as pėr verė, as pėr mjaltė, as dhuratė nė dinarė as para pėr kullote, as tė dhjetė bagėtish, kėshtu qė kisha t'i marrė tė gjitha tė drejtat mbi kėto fshatra sipas ligjit "Megjithatė, nė zotėrimet e Kastriotėve, sikurse edhe ne atė Dukagjinėve dhe Arianitėve, kishte akoma njė masė fshatarėsh tė lirė diku tė organizuar si dhe mė parė nė bashkėsi, diku tė ēliruar nga lidhjet e bashkėsisė. Si duket, kjo masė familjesh patriarkale nė kėto zotėrime qė shtriheshin nė krahinat e brėndėshme pėrbėnte akoma nė shek. XV, shumicėn e banorėve. Mardhėniet tyre, me zotin feudal, kufizoheshin, si dhe mė parė, me pagesėn e njė tributi tė caktuar. Duke paguar kėtė tribut ata ruanin tė drejtėn tradicionale tė vetadministrimit sipas kanunit tė tyre, gjurmėt e tė cilit u ruajtėn deri vonė nėn emrin e Kanunit tė vjetėr. Por kishte nė kėto zotėrime edhe malėsorė tė cilėt nuk paguanin fare tribut. Ata - shkruante analisti turk Uruxh - nuk i paguajnė tribut askujt-"Zoti feudal, ishte i pafuqishėm tė nxirrte me dhunė nga kėta malsore tributin ose tė ndėrhynte nė jetėn e tyre tė brėndėshme nė kundėrshtim me normat e kanunit".

Vendosja e pushtimit turk nė njė shumicė krahinash tė Shqipėrisė dhe futja e zotėrve feudalė shqiptarė nėn vasalitetin e sulltanit, krijoi njė gjendje tė padurueshme pėr masėn e popullsisė vendėse, kryesisht fshatare. Veēanėrisht masat e lira fshatare, tė cilat tani kėrcėnoheshin tė futeshin nėn zgjedhėn feudale-ushtarake ose tė paguanin tribut nė dobi tė njė pushtuesi qė ishte i huaj nga gjuha, nga feja dhe nga zakonet, ishin tė gatshme pėr t'u bėrė rezistencė turqve dhe pėr tė filluar kryengritjen pėr dėbimin e tyre nga teritori i Shqipėrisė. I mbėshtetur nė kėtė masė, Gjon Kastrioti filloi luftėn kundėr turqve.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://dia-miki.piczo.com
 
Zoterimet e Kastrioteve
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
dia-miki.tk :: Diskutime Shoqerore :: Historia shqiptare-
Kėrce tek: